E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vritet 28-vjeçari

Vritet një person në qytetin e Korçës. Vrasja ka ndodhur në qëndër të qytetit vetëm pak minuta më parë. Viktima, i seksit mashkull, është një i ri i moshës 28 vjeçare, i quajtur Marsel Grabocka. Policia e cila ndodhet në vendgjarje ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e mëtejshme të këtij akti tragjik. Ngjarja konfirmohet dhe nga drejtori i Policisë së Korçës Bernard Çaushi.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike për “Ora News”, korespodetja jonë theksoi se vrasja ka ndodhur në zonën e quajtur “Trekëndëshi”, në lagjen numër 13 në Korçë. Tashmë në vendgjarje ndodhen forca të shumta të policisë të cilët janë duke marrë në pyetje dëshmitarët, e për të sjellë në dritë një pistë të mundshme, rreth kësaj ngjarje tragjike.

Sipas të dhenave të fundit, viktima ishte pa precedent penal, ndersa është vrarë në banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›