E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursa e Tiranes jofunksionale flet drejtoresha Fureraj

Prej vitesh në Shqipëri është ngritur Bursa e Tiranës, institucion që fatkeqësisht nuk po funksionon normalisht. Për kameran e Alsat, drejtoresha e përgjithshme e këtij institucioni thotë se kuadri ligjor është i gatshëm për funksionimin e këtij tregu, por sipas saj bizneset nuk janë afruar për të listuar aksionet e tyre.

"Nëse një biznes kërkon që të listohet në një treg zyrtar mbi të gjitha duhet të jetë vullneti i aksionerëve ai i cili do të vendosë nëse kompania do të listohet ose jo në bursë, pra, nëse kompania do të shesë aksionet e veta", tha Anila Fureraj, drejtore e Përgjithshme e Bursës së Tiranës.

Një biznes duhet të plotësojë disa kushte për të mundësuar nxjerrjen në treg të aksioneve. Sipas drejtores së përgjithshme të Bursës, gjithccka shtë e lehtë, por mungon vullneti i drejtuesve të biznesve për tu bërë pjesë e këtij tregu.

"Kompani të cilat kërkojnë që të listohen duhet të jenë të regjistruara në QKR, duhet të jenë kompani që i kanë të regjistruara aksionet e tyre në Qendrën e regjistrimit të Aksioneve. Dhe nëse kërkojnë që të listohen duhet të listojnë një përqindje të caktuar 15 për qind të aksioneve për nivelin e parë, ose dhjetë për qind të aksioneve për nivelin e dytë", u shpreh ai.

Nëse kompanitë e ndryshme do të nxirrnin aksionet e tyre në Bursën e Tiranës tregjet do të ishin më të sigurta. Po kështu kompanitë do të marketoheshin më lehtë dhe do të krijonin një imazh më të mirë nëse aksionet e tyre do të ishin pjesë e listave të bursës.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›