E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret torten ne mitingun per vizat

Koncerti

Kryeministri Berisha pershendeti dje nga sheshi Nene Tereza mijera qytetaret e mbledhur per te ndjekur koncertin festiv te organizuar nga Keshilli i Ministrave Pa viza ne Europe. Gjate fjales se tij Berisha deklaroi se ai ndihej me i lumtur se kurre per faktin se Europa nuk eshte me toke e ndaluar per shqiptaret. Sot me ne gezon dhe feston cdo i ri kudo qe ndodhet ne Shqiperi apo jashte saj. Shqiptaret ndjehen sot me te lire me te denje se kurre ne jeten e tyre. Europa tashme nuk eshte me nje toke e ndaluar per Shqiperine dhe shqiptaret deklaroi Berisha duke theksuar se sot shqiptaret ndihen me te denje se kurre kunder Europes. Sipas Berishes vendimi per heqjen e vizave per shqiptaret perben rikthimin e ketij kombi ne kontinentin nga i cili per dekada dhe shekuj e ndane. Sot te rinjte dhe te rejat burrat dhe grate do te kene mundesi te njohin te shikojne te shijojne vlerat dhe kulturat e qyteterimit europian deklaroi Berisha nga sheshi Nene Tereza. Ne podiumin e ngritur per kete rast Kryeministrit shqiptar ndau torten e pergatitur me kete rast e cila ishte ngjyre blu dhe mbante shenimin Pa viza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›