E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikuan në bashkëpunim, kërkohet dënimi me 33 vite burg

02/04/2005  TIRANË – Prokuroria deklaroi fajtor dje dy të pandehurit Agim Kabashi dhe Kreshnik Mazreku, akuzuar për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Masa e dënimit për të pandehurit, sipas akuzës, duhet të jetë në varësi të rrezikshmërisë shoqërore dhe të pozicionit në vepër. Për Kabashin, masa e dënimit të kërkuar ishte 17 vjet dhe për Mazrekun 16 vjte heqje lirie. Prokurori Olsjan Çela deklaroi dje se e dëmtuara Rrahime Isaku, edhe pse është trafikuar nga të pandehurit në bashkëpunim dhe ka bërë kallëzim penal ndaj tyre, para gjykatës u përpoq të mbajë tjetër qëndrim. Kundër të pandehurve vajza ka bërë kallëzim nga Anglia, atje ku i pandehuri Kabashi e trafikoi duke i marrë të gjitha paratë e punës. Kështu ndodh gjithmonë. Vajzat e trafikuara bëjnë kallëzimin në polici. Fillimisht, gjithçka e shkruajnë me dorën e tyre. Por më pas pendohen, është shprehur akuza në konkluzionet përfundimtare. Por kundër të pandehurve, prokurori rreshtoi disa prova si shkresore, ashtu edhe dëshmi të dhëna në sallën e gjyqit. Vajzat për të lënë rrugën e prostitucionit, bëjnë martesë fiktive me tutorët. Këta të fundit e bëjnë këtë gjë të detyruar për t'i shpëtuar prangave dhe burgut të gjatë. Një gjë e tillë ka ndodhur me të dëmtuarën, Rrahime Isaku, nga Durrësi. Që prej katër vjetësh është larguar për në Angli së bashku me të pandehurin Agim Kabashi. Dërgon prej andej një padi kundër Kabashit, duke deklaruar se po punonte si prostitutë në favor të tij. Në fund të padisë ishte një shkrim dore. Por pas disa kohësh, vajza e dëmtuar pranon të martohet me tutorin e saj dhe deklaron se ka edhe një djalë me të. Për të shpëtuar tutorin nga burgu, paraqitet për të dëshmuar. Nuk pranon të ketë bërë asnjë kallëzim. Është shprehur, sipas akuzës, se shkrimi në padi nuk është bërë prej saj dhe se me Agim Kabashin është e martuar në Angli. Pretendon se ka ikur para katër vitesh dhe ka bashkëjetuar me të, ndërsa tani është martuar. Nuk pranon të jetë trafikuar si prostitutë. Në këto kushte, gjykata me kërkesë të prokurorit Olsjan Çela, vendosi të kryente aktin e ekspertimit grafik të shkrimit që gjendet në padi. Të pandehurit, tha akuza, kanë trafikuar për qëllime përfitime edhe shtetasen Flogerta Kovaçi. Për këtë vajzë të dëmtuar kanë dëshmuar familjarët e saj, të cilët kanë akuzuar Kreshnik Mazrekun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›