Tragjedi në Gjirokastër, shembet pallati dhe zë poshtë të gjithë banorët, tre të humbur

Një ngjarje e rëndë në qytetin e Gjirokastrës. Një pallat 4 katësh i ndërtuar në lagjen "11 janari" është shembur si pasojë e rrëshqitjes së dheut nga gërmimet për ndërtimin e një pallati tjetër. Sipas policisë në vendngjarje janë nxjerrë nga rrënojat 10 persona të plagosur ku mes tyre një grua dhe një fëmijë pesë vjeçar. Forcat e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, po nxjerrin në këto momente të plagosurit, nga rrënojat e pallatit. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë vtë ditur, se deri më tani një familje e tërë nuk është identifikuar. Dyshimet janë se pjestarët e saj, mund të jenë jashtë shtëpisë. Situata është alarmante në Gjirokastër, ku pak më parë është shembur një pallat 4 katësh. Nuk dihet me saktësi nëse ka viktima nën rrënojat e pallatit të shembur, por banorët janë të alarmuar dhe në panik të plotë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me urgjencë forca të shumta policie, forcat zjarrfikëse, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ambulanca për dhënien e ndihmës së parë.
Ngjarja
Ngjarja që ndodhi sot në mesditë në qytetin e Gjirokastrës, dyshohet se ka tre viktima pasi zyrtarisht policia tha se ata rezultojnë të humbur.
Ngjarja ndodhi sot në orën 11.55, kur një pjesë e një ndërtese në lagjen “11 janari” të qytetit jugor u shemb në mënyrë krejt të papritur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dhe kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të stacionuar aty pranë, në aksin e autostradës Gjirokastër –Kakavijë, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e tyre drejt spitalit të qytetit.
Nën drejtimin e Prefektit të qarkut, ka filluar funksionimi i shtabit lokal të emergjencës.
Në vendngjarje kanë mbërritur tashmë Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Alfred Olli si dhe specialistë të tjerë të emergjencave civile.
Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë i mundur evakuimi 15 banorëve, 4 prej të cilëve kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Momentalisht rezultojnë ende të pagjetur 3 persona.
Nga hetimet paraprake mendohet që ngjarja e rëndë të jetë shkaktuar si rezultat i punimeve që po kryheshin në afërsi të këtij pallati banimi, si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja e dheut nën themelet e pallatit.
Forcat e Policisë kanë shoqëruar drejtues të punimeve të firmës “Arti shpk”, njëri prej të cilëve në afërsi të pikës së kalimit kufitar Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Ndërkohë, operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje.
Detaje
Shembja e pallatit sot në mes të ditës dhe në mes të qytetit në Gjirokastër, është një precedent i frikshëm dhe i paralajmëruar i asaj që shumë specialistë i druheshin vitet e fundit, se do t’i ndodhte një ditë pallateve të reja.
Pallate, të ndërtuara si kërpudhat, me punëtorë pa kurrfarë përvoje në ndërtim, me mjeshtra që vetëm të tillë nuk ishin në pjesën më të madhe të tyre.
Pa u ndalur gjatë në materialet e ndërtimit, ku specialistët që kanë punuar vetë në një varg firmash ndërtimi, pohojnë se me urdhër të kapove të tyre, bënin të pamundurën që të ulnin koston e objekteve rezidenciale apo tregtare.
Në pjesën më të madhe, pallatet e ndërtuara pas viteve ’90, kanë mungesë të theksuar të elementeve standarde që duhet të ketë një godinë banimi apo një objekt tregtar.
Lëndët e hekurit nuk e kanë shkallën e duhur të fortësisë dhe përpunimit, çimento nuk është e cilësisë optimale dhe për më tepër ajo nuk hidhet në masë të mjaftueshme brenda normave të Komunitetit Evropian.
Specialistët theksojnë edhe se është e kotë pastaj të flasësh për standarde të tjera, në Shqipëri të marra lehtë por në BE, premisa burgosjeje nëse nuk i zbaton, si vendpushime, parkingje, gjelbërim, rrugë të shtruara, ashensorë të mjaftueshëm, siguri teknike, elementë për mbrojtjen nga zjarri e të tjera.
Çfarë ndodhi
Ngjarja ndodhi sot në mesditë në qytetin e Gjirokastrës, në orën 11.55, kur një pjesë e një ndërtesë pesëkatëshe në lagjen “11 janari” u shemb në mënyrë krejt të papritur.
Besohet se një pallat tjetër në ndërtim, pranë atij që u shemb, mund të ketë shkaktuar stimulimin e shembjes duke sjellë tragjedinë që nuk ka ende shifra të sakta.
Zyrtarisht, autoritetet vendore dhe Policia e Shtetit, thanë se janë tre të zhdukur në gërmadha dhe katër të plagosur që janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në spital kanë mbërritur 12 persona të lënduar, disa prej të cilëve gjenden ende nën përkujdesje spitalore.
Hetimet
“Nga hetimet paraprake mendohet që ngjarja e rëndë të jetë shkaktuar si rezultat i punimeve që po kryheshin në afërsi të këtij pallati banimi, si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja e dheut nën themelet e pallatit”, - tha ndër të tjera Fatmir Konja, drejtor i shtypit në Ministrinë e Brendshme.
Sakaq, forcat e Policisë kanë shoqëruar drejtues të punimeve të firmës “Arti shpk”, njëri prej të cilëve në afërsi të pikës së kalimit kufitar Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Autoritetet
Në vendngjarje kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të stacionuar aty pranë, në aksin e autostradës Gjirokastër –Kakavijë, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e tyre drejt spitalit të qytetit.
Nën drejtimin e Prefektit të qarkut, ka filluar funksionimi i shtabit lokal të emergjencës.
Në vendngjarje kanë mbërritur tashmë Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Alfred Olli si dhe specialistë të tjerë të emergjencave civile.
Atje ka shkuar edhe kryeministri Sali Berisha, i cili ka vizituar të lënduarit në spital si dhe ka qëndruar disa minuta pranë objektit të shkatërruar pjesërisht.
Të humbur
Familja e dymbëdhjetë, është ajo që mendohet të ketë mbetur nën rrënoja, bëhet fjalë për një grua dhe dy fëmijë.
Sakaq ka dyshime të forta dhe për një familje të trembëdhjetë e cila gjithashtu nuk i është përgjigjur apelit të bërë pas ngjarjes.
Nga hetimet paraprake mendohet që ngjarja e rëndë të jetë shkaktuar si rezultat i punimeve që po kryheshin në afërsi të këtij pallati banimi, si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja e dheut nën themelet e pallatit.
Forcat e Policisë kanë shoqëruar drejtues të punimeve të firmës “Arti shpk”, njëri prej të cilëve në afërsi të pikës së kalimit kufitar Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Forcat shpëtimi nga Janina
Në vendin e ngjarjes së p-allatit të shembur kanë mbërritur para pak minutash forca të specializuara greke nga Janina.
Rreth orës 16:20 ka nisur një operacion shpëtimi ku po marrin pjesë vetëm forcat greke ndrysa në ndihmë të tyre në distancë, gjenden edhe ato shqiptare.
Bëhet fjalë për 12 persona të cilët i përkasin skuadrës eksperte të Forcave Speciale të Emergjencës të Janinës.
Operacioni po kryhet në pjesën veriperëndimore të pallatit.
Ka të dhëna për të paktën tre persona të zhdukur nën gërmadha, ndërsa nuk përjashtohet të jenë edhe më shumë por shifër të saktë.
...