Plagoset me thikë 55-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka
ndodhur dje në mbrëmje,
në afërsi të qendrës
së qytetit të Vlorës, në
vendin që njihet si "Kapelja".
Dy persona, pasi kanë shkëmbyer
fjalë, për disa minuta
kanë nisur të përleshen. Pas
kësaj, njëri prej tyre ka nxjerrë
thikën dhe ka qëlluar disa
herë në trup 55-vjeçarin Milo
Mëhilli. Më pas, ai është larguar
nga vendngjarja, ndërsa
i lënduari është transportuar
për në spital. Nga të dhënat
paraprake mësohet se agresori
i Mëhillit ishte një 60-
vjeçar, emri të cilit nuk bëhet i
ditur. Policia ka nisur hetimet
për zbardhjen e shkaqeve të
ngjarjes, ndërsa i plagosuri
është aktualisht jashtë rrezikut
për jetën. Sipas mjekëve,
ai do të mbahet nën vëzhgim,
për të shmangur ndonjë komplikacion.
Materialet për
ngjarjen i kanë kaluar Prokurorisë
së Vlorës për ndjekje të
mëtejshme.
ndodhur dje në mbrëmje,
në afërsi të qendrës
së qytetit të Vlorës, në
vendin që njihet si "Kapelja".
Dy persona, pasi kanë shkëmbyer
fjalë, për disa minuta
kanë nisur të përleshen. Pas
kësaj, njëri prej tyre ka nxjerrë
thikën dhe ka qëlluar disa
herë në trup 55-vjeçarin Milo
Mëhilli. Më pas, ai është larguar
nga vendngjarja, ndërsa
i lënduari është transportuar
për në spital. Nga të dhënat
paraprake mësohet se agresori
i Mëhillit ishte një 60-
vjeçar, emri të cilit nuk bëhet i
ditur. Policia ka nisur hetimet
për zbardhjen e shkaqeve të
ngjarjes, ndërsa i plagosuri
është aktualisht jashtë rrezikut
për jetën. Sipas mjekëve,
ai do të mbahet nën vëzhgim,
për të shmangur ndonjë komplikacion.
Materialet për
ngjarjen i kanë kaluar Prokurorisë
së Vlorës për ndjekje të
mëtejshme.