Rikthehen krimet në Tropojë, gjakmarrja vret 45-vjeçarin
Rikthehen vrasjet hakmarrëse
dhe frika në Tropojë.
Në një atentat në mes të
qytetit të Bajram Currit,
dje, rreth orës 12:30, nga persona
ende të paidentifikuar, është vrarë
45-vjeçari Sadri Metalia nga
Dragobia, ndërsa është plagosur
rëndë një shitëse frutash e moshës
40 vjeçe. Burime të policisë tregojnë
se janë parë dy persona që
kanë qëlluar nga një autoveturë
dhe më pas janë larguar. Një nga
atentatorët, sipas opinioneve
jozyrtare, mund të jetë A. Breçani
nga Lugaj. Mësohet gjithashtu se
shitësja, viktima e rastësishme,
ndodhet e shtruar në spital nën
kujdesin mjekësor për t‘i shpëtuar
jetën.
Zanafilla
Dëshmitë nga Tropoja thonë se
mes Metalisë dhe Breçanit ekzistonte
një hasmëri e shkaktuar më
herët pasi, siç thuhet, Metaliajt
kishin vrarë më shumë se katër vite
më parë një vëlla të Breçanit, Tahir
Breçanin, 40 vjeç, ish-punonjës i
Policisë së Tropojës. Ngjarja kishte
ndodhur më datën 24 prill 2004,
kur dy persona nga Dragobia kishin
plagosur rëndë 40-vjeçarin
Breçani në qytetin e Bajram Currit
para një lokali bilardoje. Nga
plagët e marra, Breçani kishte
dhënë shpirt në spital. Në atë kohë
thuhej se ish-polici kishte ndaluar
më parë një nga Metaliajt dhe për
këtë shkak ata e kishin vrarë. Kjo
vrasje do të hapte një tjetër episod
hakmarrjesh në Tropojën e trazuar,
e cila, vitet e fundit, pas shumë
gjakderdhjeve, kishte gjetur një
qetësi relative.
Paralajmërimi
Breçanët kishin tentuar edhe
më parë për ta vrarë Sadri Metalinë,
ish-drejtor i Filialit të Elektrikut
në kohët e trazirave, një
njeri i njohur si nga më të fortët në
Tropojë, vitin e fundit i papunë
dhe, siç dëshmohet, edhe i
sëmurë. Në korrik të vitit 2007,
Policia lokale e Tropojës kishte
parandaluar në flagrancë vrasjen
e Sadriut, kur një nga Breçanët,
Astriti, 40 vjeç, po realizonte një
atentat me armë zjarri, por është
ndaluar nga një polic në momentin
që do të qëllonte. Fillimisht,
agresori arrestohet, ndërsa gjykata
e lë më pas të lirë. Në Tropojë,
njerëzit thonë se Metalia ishte
paralajmëruar të mbyllej në shtëpi,
sipas rregullave të vjetra kanunore,
ku gjakësi ka për detyrë
ta lajmërojë viktimën para se ta
qëllojë, madje t‘i bëjë të ditur se
do të vritet. Mirëpo, gjithnjë sipas
zërave në Bajram Curri, Metalia
nuk është ruajtur, ai ka zbritur në
qytet ku të paktën dy herë i kishte
shpëtuar pritës. Edhe të dielën,
ai kishte zbritur në Bajram
Curri, ku është ndodhur nën
breshërinë e armëve të dy personave,
të cilët ende zyrtarisht nuk
dihet se cilët janë. Pavarësisht se
në Tropojë mendohet se autori ka
qenë Breçani dhe shkaku hakmarrja,
policia nuk nxitohet të
pohojë zyrtarisht, ndonëse as nuk
e mohon një pistë të tillë.
Ngjarja ka shkaktuar panik në
qytetin e vogël verior, ku njerëzit
janë futur nëpër rrugica për të
shpëtuar nga ndonjë plumb qorr.
Bashkë me Sadri Metalinë, ka
mbetur e plagosur rëndë edhe
një grua, shitëse frutash, e cila
është gjendur në trajektoren e
plumbave të zbrazur për Metalinë.
40-vjeçarja Rabie Malaj ka
marrë disa plagë në trup dhe
ndodhet nën kujdesin mjekësor
Lushnjë, kamionisti i dehur i merr jetën shokut të tij
Një 39-vjeçar ka vdekur në vend, ndërsa shoferi i plagosur është larguar menjëherë
Një aksident i rëndë me pasojë
vdekjen e një 39-vjeçari dhe
plagosjen e një tjetri ka
ndodhur mesnatën e së shtunës
në Rrethin e Lushnjës. Aksidenti fatal
ndodhi në rrugën Divjakë-Çermë, në
vendin e quajtur Çermëpasha.
Mësohet se shtetasi Agron Veliu, lindur
e banues në Delvinë, ka gjetur vdekjen pas
përplasjes së mjetit me të cilin udhëtonte,
ndërkohë që shoku i tij, i cili drejtonte mjetin,
është larguar i plagosur nga vendi i
ngjarjes dhe policia është vënë në kërkim
të tij. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë
së Lushnjës bënë të ditur se 39-vjeçari
Agron Veliu po udhëtonte rreth orës 00:30,
nga Divjaka në drejtim të Çermës. Ai ishte
pasagjer në kamionin që drejtohej nga shtetasi
Adriatik Shuli, i cili ka humbur kontrollin
e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.
Kamioni është përplasur me një pemë
dhe për pasojë ka gjetur vdekjen Agron
Veliu dhe është plagosur drejtuesi i mjetit
Adriatik Shuli.
Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur
se ndihma mjekësore ka qenë e kotë për
viktimën, pasi gjeti vdekjen gjatë rrugës
për në spital. Ndërsa drejtuesi i mjetit,
edhe pse i plagosur, është larguar nga vendi
i ngjarjes. Policia e Lushnjës e ka identifikuar
atë në bazë të dokumenteve që ka
gjetur në automjet dhe ka ngritur për të
akuzën e "shkeljes së rregullave të
qarkullimit rrugor".
Të dy personat ishin shokë dhe ktheheshin
nga një darkë në Divjakë. Mendohet
se përgjumja e shoferit, për shkak
edhe të gjendjes së dehur, bëri që makina
të dilte nga kontrolli e të përplasej me trungun
e trashë të një peme. Zhurma e shkaktuar
nga përplasja nuk është dëgjuar nga
banorët pranë zonës. Ishin shoferë të rastësishëm,
që përshkonin aksin ku ndodhi
aksidenti në orët e vona, ata që kanë dhënë
edhe ndihmën e parë.
Në polici, njoftimi për aksidentin mësohet
të jetë bërë nga shoferi që është larguar
prej vendit të ngjarjes, i cili shpresonte që
shoku i tij të shpëtonte. Viktima, Agron Veliu,
baba i dy fëmijëve, kishte udhëtuar në
drejtim të Lushnjës paraditen e së shtunës.
Matilda Troka
në spitalin e Bajram Currit. Vrasja
e djeshme kthen edhe një herë
frikën dhe panikun që ka mbizotëruar
për gati një dekadë, që
nga viti 1997. Në Tropojë, për shkak
të hakmarrjes mes disa prej
fiseve të forta, janë vrarë më
shumë 150 djem.
dhe frika në Tropojë.
Në një atentat në mes të
qytetit të Bajram Currit,
dje, rreth orës 12:30, nga persona
ende të paidentifikuar, është vrarë
45-vjeçari Sadri Metalia nga
Dragobia, ndërsa është plagosur
rëndë një shitëse frutash e moshës
40 vjeçe. Burime të policisë tregojnë
se janë parë dy persona që
kanë qëlluar nga një autoveturë
dhe më pas janë larguar. Një nga
atentatorët, sipas opinioneve
jozyrtare, mund të jetë A. Breçani
nga Lugaj. Mësohet gjithashtu se
shitësja, viktima e rastësishme,
ndodhet e shtruar në spital nën
kujdesin mjekësor për t‘i shpëtuar
jetën.
Zanafilla
Dëshmitë nga Tropoja thonë se
mes Metalisë dhe Breçanit ekzistonte
një hasmëri e shkaktuar më
herët pasi, siç thuhet, Metaliajt
kishin vrarë më shumë se katër vite
më parë një vëlla të Breçanit, Tahir
Breçanin, 40 vjeç, ish-punonjës i
Policisë së Tropojës. Ngjarja kishte
ndodhur më datën 24 prill 2004,
kur dy persona nga Dragobia kishin
plagosur rëndë 40-vjeçarin
Breçani në qytetin e Bajram Currit
para një lokali bilardoje. Nga
plagët e marra, Breçani kishte
dhënë shpirt në spital. Në atë kohë
thuhej se ish-polici kishte ndaluar
më parë një nga Metaliajt dhe për
këtë shkak ata e kishin vrarë. Kjo
vrasje do të hapte një tjetër episod
hakmarrjesh në Tropojën e trazuar,
e cila, vitet e fundit, pas shumë
gjakderdhjeve, kishte gjetur një
qetësi relative.
Paralajmërimi
Breçanët kishin tentuar edhe
më parë për ta vrarë Sadri Metalinë,
ish-drejtor i Filialit të Elektrikut
në kohët e trazirave, një
njeri i njohur si nga më të fortët në
Tropojë, vitin e fundit i papunë
dhe, siç dëshmohet, edhe i
sëmurë. Në korrik të vitit 2007,
Policia lokale e Tropojës kishte
parandaluar në flagrancë vrasjen
e Sadriut, kur një nga Breçanët,
Astriti, 40 vjeç, po realizonte një
atentat me armë zjarri, por është
ndaluar nga një polic në momentin
që do të qëllonte. Fillimisht,
agresori arrestohet, ndërsa gjykata
e lë më pas të lirë. Në Tropojë,
njerëzit thonë se Metalia ishte
paralajmëruar të mbyllej në shtëpi,
sipas rregullave të vjetra kanunore,
ku gjakësi ka për detyrë
ta lajmërojë viktimën para se ta
qëllojë, madje t‘i bëjë të ditur se
do të vritet. Mirëpo, gjithnjë sipas
zërave në Bajram Curri, Metalia
nuk është ruajtur, ai ka zbritur në
qytet ku të paktën dy herë i kishte
shpëtuar pritës. Edhe të dielën,
ai kishte zbritur në Bajram
Curri, ku është ndodhur nën
breshërinë e armëve të dy personave,
të cilët ende zyrtarisht nuk
dihet se cilët janë. Pavarësisht se
në Tropojë mendohet se autori ka
qenë Breçani dhe shkaku hakmarrja,
policia nuk nxitohet të
pohojë zyrtarisht, ndonëse as nuk
e mohon një pistë të tillë.
Ngjarja ka shkaktuar panik në
qytetin e vogël verior, ku njerëzit
janë futur nëpër rrugica për të
shpëtuar nga ndonjë plumb qorr.
Bashkë me Sadri Metalinë, ka
mbetur e plagosur rëndë edhe
një grua, shitëse frutash, e cila
është gjendur në trajektoren e
plumbave të zbrazur për Metalinë.
40-vjeçarja Rabie Malaj ka
marrë disa plagë në trup dhe
ndodhet nën kujdesin mjekësor
Lushnjë, kamionisti i dehur i merr jetën shokut të tij
Një 39-vjeçar ka vdekur në vend, ndërsa shoferi i plagosur është larguar menjëherë
Një aksident i rëndë me pasojë
vdekjen e një 39-vjeçari dhe
plagosjen e një tjetri ka
ndodhur mesnatën e së shtunës
në Rrethin e Lushnjës. Aksidenti fatal
ndodhi në rrugën Divjakë-Çermë, në
vendin e quajtur Çermëpasha.
Mësohet se shtetasi Agron Veliu, lindur
e banues në Delvinë, ka gjetur vdekjen pas
përplasjes së mjetit me të cilin udhëtonte,
ndërkohë që shoku i tij, i cili drejtonte mjetin,
është larguar i plagosur nga vendi i
ngjarjes dhe policia është vënë në kërkim
të tij. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë
së Lushnjës bënë të ditur se 39-vjeçari
Agron Veliu po udhëtonte rreth orës 00:30,
nga Divjaka në drejtim të Çermës. Ai ishte
pasagjer në kamionin që drejtohej nga shtetasi
Adriatik Shuli, i cili ka humbur kontrollin
e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.
Kamioni është përplasur me një pemë
dhe për pasojë ka gjetur vdekjen Agron
Veliu dhe është plagosur drejtuesi i mjetit
Adriatik Shuli.
Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur
se ndihma mjekësore ka qenë e kotë për
viktimën, pasi gjeti vdekjen gjatë rrugës
për në spital. Ndërsa drejtuesi i mjetit,
edhe pse i plagosur, është larguar nga vendi
i ngjarjes. Policia e Lushnjës e ka identifikuar
atë në bazë të dokumenteve që ka
gjetur në automjet dhe ka ngritur për të
akuzën e "shkeljes së rregullave të
qarkullimit rrugor".
Të dy personat ishin shokë dhe ktheheshin
nga një darkë në Divjakë. Mendohet
se përgjumja e shoferit, për shkak
edhe të gjendjes së dehur, bëri që makina
të dilte nga kontrolli e të përplasej me trungun
e trashë të një peme. Zhurma e shkaktuar
nga përplasja nuk është dëgjuar nga
banorët pranë zonës. Ishin shoferë të rastësishëm,
që përshkonin aksin ku ndodhi
aksidenti në orët e vona, ata që kanë dhënë
edhe ndihmën e parë.
Në polici, njoftimi për aksidentin mësohet
të jetë bërë nga shoferi që është larguar
prej vendit të ngjarjes, i cili shpresonte që
shoku i tij të shpëtonte. Viktima, Agron Veliu,
baba i dy fëmijëve, kishte udhëtuar në
drejtim të Lushnjës paraditen e së shtunës.
Matilda Troka
në spitalin e Bajram Currit. Vrasja
e djeshme kthen edhe një herë
frikën dhe panikun që ka mbizotëruar
për gati një dekadë, që
nga viti 1997. Në Tropojë, për shkak
të hakmarrjes mes disa prej
fiseve të forta, janë vrarë më
shumë 150 djem.