E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çamët mblidhen në Vlorë: Greqia të na njohë pronat

Dje, shoqata "Çamëria" ka
organizuar një tubim
paqësor. Në këtë tubim
morën pjesë qindra përfaqësues
të komunitetit çam në Vlorë, si dhe
ishin të ftuar kryetari i PDI-së, Tahir
Muhedini, përfaqësues e drejtues
të pushtetit lokal në Vlorë.
Tubimi i organizuar në sheshin
përpara Pallatit të Sportit pati një
pjesëmarrje të gjerë. Me banderola
e flamuj në duar, ata kërkonin
shfuqizim të ligjit grek për pronat, i
cili i penalizon ata për pronat që
kanë lënë në Çamëri. Pjesëmarrësit
insistonin në kërkesën për njohjen
e pronave të tyre. Ata kërkojnë
riregjistrim të tokave të tyre në
Çamëri, sipas ligjeve ndërkombëtare.
Edhe fitorja e Barak
Obamës në zgjedhjet për Shtëpinë
e Bardhë është parë nga çamët si
një ogur i mirë për çështjen e tyre,
pasi besojnë se kjo do të krijojë një
klimë të re në favor të zgjidhjes së
çështjes. Tubimi u pasua nga një
koncert me këngë e valle çame,
ndërsa i paraprin tubimit të madh
që do të organizohet në Tiranë pas
një jave nga kjo shoqa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›