Kakomeja, policia shoqëron tetë "krerë" të Nivicës
Policia e Qarkut Vlorë ka
bërë shoqërimin e tetë
personave nga fshati
Nivicë. Mes tyre kanë
qenë kryeplaku i fshatit dhe dy
punonjës të Policisë së Komunës
Lukovë. Pas mesnatës dhe paraditen
e së dielës, dhjetëra fshatarë
nivicjotë dhe mbështetës të tyre
në Sarandë, kanë qëndruar para
selisë së Komisariatit të Policisë së
Sarandës, në pritje të lirimit të të
shoqëruarve.
Përplasja për Kakomenë ka
bërë që tetë persona të shoqërohen
në Komisariatin e Policisë së
Sarandës. Kjo ndodhi disa orë pasi
mjetet e rënda të firmës "Riviera",
të braktisura në segmentin hyrës
të rrugës që çon për në fshatin Kakome,
janë hapur dhe lëvizur për
në qendër të Komunës Lukovë.
Sikurse është bërë e njohur, ky veprim
është ngritur mbi një vendim
të komunës, që është autoriteti
ligjor për administrimin e territorit.
Automjetet e rënda janë
vendosur në një parking të
posaçëm, të rrethuar dhe të ruajtur
me roje, duke garantuar nga
ana e komunës mosdëmtimin e
tyre. Kjo ka shënuar edhe fundin
e grumbullimit të fshatarëve në
Grykën e Prodanit. Por, pas kësaj,
ka reaguar firma "Riviera", e cila
ka denoncuar Komunën Lukovë
për bllokimin e paligjshëm të
mjeteve, gjë që e ka zhvendosur
konfliktin mes banorëve të Kakomesë
dhe firmës në dyert e
prokurorisë. Në denoncimin e
firmës thuhet që grupi prej 15
personash, i kryesuar nga kryekomunari
Vladimir Kumi, ka
bllokuar në mënyrë të paligjshme
mjetet e saj. Për këtë arsye, Drejtoria
e Policisë së Qarkut Vlorë në
bashkëpunim me Komisariatin e
Policisë së Sarandës ka shoqëruar
tetë persona mesnatën e së dielës.
Pas shoqërimeve, një numër
i madh njerëzish janë grumbullu-
Vlorë
Gjakmarrja trondit përsëri Tropojën
Plumbat kanë plagosur edhe një grua të pafajshme, që shiste fruta e perime anës rrugës
Plagoset me
thikë 55-vjeçari
ar para Komisariatit të Sarandës,
duke kërkuar lirimin e bashkëfshatarëve,
të cilët janë: kryeplaku
i fshatit Nivicë, Klemend Baxheri,
Andrea e Agron Baxheri, Mentor
Spiri, Gaqe Strati, Andi Foti, Mihal
Këllçi dhe Edvin Papagjika. Mes
njerëzve të grumbulluar para komisariatit
ka qenë edhe kryetari i
Komunës Lukovë, Vladimir Kumi.
bërë shoqërimin e tetë
personave nga fshati
Nivicë. Mes tyre kanë
qenë kryeplaku i fshatit dhe dy
punonjës të Policisë së Komunës
Lukovë. Pas mesnatës dhe paraditen
e së dielës, dhjetëra fshatarë
nivicjotë dhe mbështetës të tyre
në Sarandë, kanë qëndruar para
selisë së Komisariatit të Policisë së
Sarandës, në pritje të lirimit të të
shoqëruarve.
Përplasja për Kakomenë ka
bërë që tetë persona të shoqërohen
në Komisariatin e Policisë së
Sarandës. Kjo ndodhi disa orë pasi
mjetet e rënda të firmës "Riviera",
të braktisura në segmentin hyrës
të rrugës që çon për në fshatin Kakome,
janë hapur dhe lëvizur për
në qendër të Komunës Lukovë.
Sikurse është bërë e njohur, ky veprim
është ngritur mbi një vendim
të komunës, që është autoriteti
ligjor për administrimin e territorit.
Automjetet e rënda janë
vendosur në një parking të
posaçëm, të rrethuar dhe të ruajtur
me roje, duke garantuar nga
ana e komunës mosdëmtimin e
tyre. Kjo ka shënuar edhe fundin
e grumbullimit të fshatarëve në
Grykën e Prodanit. Por, pas kësaj,
ka reaguar firma "Riviera", e cila
ka denoncuar Komunën Lukovë
për bllokimin e paligjshëm të
mjeteve, gjë që e ka zhvendosur
konfliktin mes banorëve të Kakomesë
dhe firmës në dyert e
prokurorisë. Në denoncimin e
firmës thuhet që grupi prej 15
personash, i kryesuar nga kryekomunari
Vladimir Kumi, ka
bllokuar në mënyrë të paligjshme
mjetet e saj. Për këtë arsye, Drejtoria
e Policisë së Qarkut Vlorë në
bashkëpunim me Komisariatin e
Policisë së Sarandës ka shoqëruar
tetë persona mesnatën e së dielës.
Pas shoqërimeve, një numër
i madh njerëzish janë grumbullu-
Vlorë
Gjakmarrja trondit përsëri Tropojën
Plumbat kanë plagosur edhe një grua të pafajshme, që shiste fruta e perime anës rrugës
Plagoset me
thikë 55-vjeçari
ar para Komisariatit të Sarandës,
duke kërkuar lirimin e bashkëfshatarëve,
të cilët janë: kryeplaku
i fshatit Nivicë, Klemend Baxheri,
Andrea e Agron Baxheri, Mentor
Spiri, Gaqe Strati, Andi Foti, Mihal
Këllçi dhe Edvin Papagjika. Mes
njerëzve të grumbulluar para komisariatit
ka qenë edhe kryetari i
Komunës Lukovë, Vladimir Kumi.