E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Himarë, 13 të vdekur nga rrëzimi i autobusit

Një autobus me 33 studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, viti i tretë gjuhë-letërsi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.

9 studente, shoferi i autobusit dhe një i ri që paraprakisht mendohet të jetë i fejuari i njërës prej vajzave, kanë humbur jetën menjëherë. 2 prej studenteve, Eranda Baloshi dhe Dorina Stafa, ndërruan jetë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ndërsa 11 viktimat e tjera u dërguan në morgun e spitalit të Vlorës nga ku në orët e para të së martës filluan të identifikohen nga familjarët.

Autobusi po udhëtonte drejt Sarandës dhe studentet, që mendohet të jenë kryesisht nga qytetet Pogradec, Librazhd, Përrenjas, Elbasan, Kavajë, Lushnjë dhe Berat, ishin nisur për një ekspeditë 3-ditore mësimore. Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e aksidentit tragjik.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, kur autobusi me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, 55 vjeç, me të cilin po udhëtonin 33 studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ka dalë nga rruga dhe është gremisur rreth 80 metra në humnerë.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë së Vlorës, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u ngrit grupi i punës për menaxhimin e situatës. Në vendin e ngjarjes shkoi gjithashtu dhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Ndërkohë, për të transportuar të dëmtuarit drejt spitalit u dërguan helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa u nisën edhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në vendngjarje u dërguan edhe ambulancat e Vlorës, Himarës e Sarandës, ndërsa u krijuan grupe të posaçme me ekipe mjekësh. Në gatishmëri të plotë u vunë Spitali Ushtarak dhe qendra spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në mbështetje të strukturave shtetërore dhe të pushtetit lokal të angazhuara në këtë operacion ishin edhe banorë nga zonat përreth, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e të aksidentuarve nga autobusi dhe dërgimin e tyre fillimisht drejt spitalit të Himarës dhe Vlorës, e mandej në Tiranë.

Një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë, ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Krerët e shtetit kanë shprehur dhimbjen për këtë fatkeqësi, duke u shprehur familjarëve të viktimave solidaritetin e tyre. Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur edhe nga krerët e Kosovës si dhe nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti. E marta u shpall ditë zie kombëtare.

Ngjarja gjeti pasqyrim edhe në disa nga mediat më të njohura ndërkombëtare. “Zaman”, BBC, CNN, ANSA, “Corriere della Sera” apo media nga Greqia kanë raportuar mbi aksidentin e rëndë.

Shkon në 13 numri i viktimave nga aksidenti në Himarë

22:39 - Shkon në 13 numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në aksin Sarandë - Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Eranda Baloshi ndërroi jetë në orët e mbrëmjes në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Pak orë më pas u konfirmua e vdekur edhe Dorina Stafa, e cila nuk mundi t'i bëjë ballë plagëve të marra.

Ndërkaq, nga një informacion i fundit mësojmë se janë identifikuar dy nga shtetaset që ndodhen në Spitalin Ushtarak. Briselda Gubere iu nënshtrua një nderhyrjeje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Florie Peçi është duke u kuruar.

Gjithnjë referuar njoftimit zyrtar të uniformave blu, aktualisht po kurohen në Spitalin Ushtarak:

1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani

Ndërkaq, në spitalin e Vlorës po kurohen:

1. Enkela Daja
2. Ticiana Hysa
3. Juliana Kuqi
4. Ergita Opingari
5. Adjola Musaka
6. Liri Hasa
7. Besjana Xheneti
8. Adisa Çela
9. Anisa Hysa
10. Elidona Gjinaj

Lista e personave që gjendeshin në autobusin e dytë, të cilët nuk janë përfshirë në aksidentin e rëndë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore:

1.    Lubica Kerthi
2.    Shpresa Elezi
3.    Greta Hoxha
4.    Adile Suli
5.    Endri Boçi
6.    Rozeta Sinani
7.    Nertila Gjini
8.    Marjola Ahmetaj
9.    Nevila Seitllari
10.    Rajmonda Kasa
11.    Thëllëza Lleshi
12.    Daniel Dulellari
13.    Daniela Sharra
14.    Marsida Memushi
15.    Blerina Sallaku
16.    Rezarta Hida
17.    Adriana Balla
18.    Manjola Cepi
19.    Olgert Çela
20.    Ervin Qarri
21.    Orgerta Miraka
22.    Antigona Pole
23.    Ornela Mullaliu
24.    Xhoana Bardhi
25.    Matilda Sadiku
26.    Migena Handari
27.    Fatbardh Shala
28.    Valbona Isaku
29.    Elona Skeja
30.    Arisa Buzi
31.    Valbona Belba
32.    Lutfie Kola
33.    Vojsava Duka
34.    Miranda Brahimi
35.    Irma Gjuzi
36.    Sokol Agolli
37.    Mario Lila

Tragjedia në Himarë, 12 të vdekur, 21 të plagosur

20:05 - Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Himarës.

Përveç 11 vajzave të konfirmuara menjëherë pas aksidentit, në Spitalin Ushtarak të Tiranës mbërriti në orët e mbrëmjes edhe një tjetër viktimë.

Drejtori i Spitalit Ushtarak të Tiranës, Bedri Mihaj, bëri me dije se një nga vajzat ka mbërritur e vdekur në spital, ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha se janë marrë masa për të përballuar të gjitha rastet dhe se do t’u jepet ndihma e nevojshme të gjithë personave të plagosur. “Gatishmëria është absolute. Çdo i aksidentuar ka në dispozicion dy mjekë dhe dy infermierë. Do t’u bëhet i gjithë shërbimi i nevojshëm që të dalin nga gjendja e shokut që kanë kaluar. Pjesa më e madhe janë në shërbimin reanimator”, u shpreh ai.

Drejtori i Spitalit Ushtarak bëri me dije gjithashtu se janë 11 salla të vëna në dispozicion si dhe rreth 60 mjekë e 150 infermiere.

Tragjedia në Himarë, zyrtarisht 11 të vdekur

18:45 - Sipas komunikatës, autobusi me targa El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, 55-vjeç, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga. (foto nga aksidenti)

Mësohet se mes viktimave është edhe drejtuesi i mjetit, Çela. Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.  Ndërkohë për të transportuar të dëmtuarit drejt vendngjarjes janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Helikopteri i parë të plagosur ka mbërritur në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Po ashtu janë nisur dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes. “Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Një ndihmë të madhe po japin dhe banorët e zonës. Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë. Nga të dhënat paraprake rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur”, bën me dije Policia e Shtetit.
 

Berisha porosi: Çdo gjë për të shpëtuar të plagosurit

18:31- Kryeministri Sali Berisha u njoftua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare se Forcat e Armatosura kanë nisur helikopterë me forca speciale dhe një tjetër me forcat RENEA drejt vendit të ngjarjes. Ndërkaq janë nisur trupa dhe mjete nga Pashalimani, Bunavia, Komanda e Mbrojtjes Rajonale (KMR) Gjirokastër dhe Porto Palermo.

Gjithashtu, Spitali Ushtarak është vendosur në gjendje të plotë gatishmërie. Ndërsa po ndiqet situata për të dhënë të gjithë asistencën që nevojitet, duke vënë në dispozicion kapacitetet që disponon ushtria shqiptare. Ndërkohë janë ngritur tre helikopterë të forcat speciale të Reneas dhe të njësisë së personaliteteve të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, Kryeministri ka porositur Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili të bëhet çdo gjë për të ju garantuar të plagosurve ndihmën më të kualifikuar në qendrat shëndetësore më të mira brenda vendit dhe jashtë tij, ku të jetë e nevojshme.

Tragjedia në Himarë, 11 nr i viktimave nga aksidenti

17:40 -Nga të dhënat më të fundit bëhet e ditur se numri i viktimave ka arritur në 11, ku pjesa më e madhe e tyre janë femra, përgjithësisht të moshës 21 vjeçare.

Mësohet se dy pedagogët shoqërues kanë shpëtuar nga aksidenti. Ndërkohë, numri i të plagosurve është mbi 20, rreth 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të gjithë të rinjtë ishin studentët të vitit të 3-të të degës Gjuhë-Letërsi, dhe prisnin të diplomoheshin në muajin qershor. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vendngjarje është dërguar një helikopter i shëndetësisë, ndërkohë që një tjetër është nisur drejt vendngjarjes, për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Njëkohësisht, ekipet mjekësore janë nisur me autoambulanca nga  spitalet e Vlorës dhe Sarandës, që janë vënë në gatishmëri të plotë për ngjarjen. Drejtori i Spitalit te Vlorës, Shkëlqim Selami, tha se në drejtim të vendngjarjes janë nisur 6 autoambulanca me të gjithë personelin përkatës, si dhe 3 helikopterë të ministrisë së Shëndetësisë. 

Himarë, autobusi bie në humnerë, 10 viktima

Himarë (17:25) - Nga qendra shëndetësore e Himarës bëhet me dije se numri i viktimave është dhjetë persona, dhe se autobusi ishte me studentë nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi, bëri me dije se dy autobusë me rreth 70 studentë janë nisur sot në drejtim të Sarandës në një piknik të parashikuar nga stafi akademik. Ai tha se në këtë ekskursion, studentët janë shoqëruar nga dy pedagogë, por deri më tani me ta nuk është bërë e mundur biseda telefonike.

Për lajmin e rëndë është informuar edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago të Shteteve të Bashkuara ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s. Berisha shpreh dhimbjen e thellë për ngjarjen, teksa urdhëron strukturat shtetërore që të angazhohet plotësisht. Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes është nisur mninistri i Brendshëm z. Bujar Nishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj.

Ndërkohë, Policia e Shtetit, duke sqaruar ngjarjen, bri me dije se rreth orës 16.15’ të ditës së sotme është marrë informacion se në aksin rrugor Vlorë- Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me të cilin po udhëtonin disa studentë ka dalë nga rruga.

Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.

“Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës. Ndërkohë drejt vendngjarjes janë nisur helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 25 studentë”, thekson policia.

Strukturat e Policisë së Shtetit të pranishme në vendngjarje po punojnë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.
 

Himarë, bie në humnerë autobusi me nxënës

Himarë (16:40) - Një autobus me nxënës është rrëzuar në orët e pasdites së sotme në Himarë.

Mësohet se autobusi me rreth 40 nxënës ka rënë në një humnerë me rreth 100 metra. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Vishës në aksin rrugor Himarë-Sarandë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie si dhe helikopterë. Informacionet janë paraprake dhe ende nuk ka konfirmim zyrtar për ngjarjen. Mësohet se autobusi ishte nisur nga Elbasani, teksa thuhet se nuk ka pasur leje nga Drejtoria Arsimore Rajonale për ndonjë piknik.

Ndërkohë, qendrat spitalore në Vlorë, Sarandë, por edhe në Tiranë janë vendosur në gjendje gatishmërie të plotë. Rreth 7 autoambulanca janë nisur nga Vlora në drejtim të vendit të ngjarjes. Në vendngjarje ka nisur nxjerra e trupave nga autobusi nga persona. /S.Ll/Start/

LAJMI VIJON....

                                                                                             2012-05-21 01:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›