E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce arrestohet babai monster. Shfrytezonte seksualisht minorenet

Dy vajza te mitura janë shfrytëzuar seksualisht nga babai i tyre për mbi dy vjet. Ngjarja e tmerrshme është zhvilluar në Mborje të Korçës në kohën që të miturat ishin në moshën 10 dhe 8 vjeçare. Policia ka mundur të ndalojë veç babait dhe tre persona të tjerë të cilët kundrejt pagesës kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturat.

“Andrea Nameti, Skënder Korollari, Nevruz Kollani kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë sistematike përgjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 me dy vajzat e mitura kundrejt pagesave që ata ia jepnin shtetasit Pëllumb Mullai” tha  Eftiola Kaçorri, zëdhënëse e Policisë së Korçës.

Një prej të ndaluarve për shkak të moshës së moshuar mbahet në arrest shtëpie, ndërsa dy klientët e tjerë dhe babai i vajzave është në paraburgim. Policia ka mundur të vërtetojë se tre personat kanë kryer shumë herë marrëdhënie seksuale me të miturat kundrejt pagesave që i jepnin babait.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›