Tragjedi në kufirin serbo-hungarez
16 qytetarë nga Kosova rezultojnë të zhdukur në lumin Tisa që ndan Serbinë me Hungarinë. Pasi u publikua në mediat serbe dhe hungareze, edhe Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmoi ngjarjen. Sipas televizionit serb B92 shtetasit kosovarë ishin klandestinë dhe kishin tentuar të kalonin në Hungari përgjatë lumit Tisa, mes qyteteve Segedin dhe Subotica. Po sipas saj, përmbysja e barkës ndodhi 10 metra larg bregut të lumit. Gjithsesi, pavarësisht shkrimeve në media, ende nuk ka një version zyrtar nëse personat që kanë qenë në barkë janë mbytur, apo kanë dalë në breg e janë larguar. Një nga dëshmitarët në vendngjarje, që arriti të shpëtojë e u arrestua më pas në Hungari, Agron Rama, tha se aksidenti ndodhi natën e 16 tetorit mes orës 22-24.00.
Ai deklaroi në polici se kishte arritur të shpëtonte edhe dy fëmijët e tij, në një kohë që bëri identifikimin e trupit të bashkëshortes së tij, i vetmi trup që forcat e kërkim shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga ujërat e lumit. Pritet që lajmi të konfirmohet edhe nga EULEX dhe policia e Kosovës.