E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi zgjedhor, Braçe: Asgjë mbi interesat e PS

Tiranë- “Partia Socialiste ka hyrë në procesin e hartimit të kodit me synimet e saj brenda gjithë kritereve demokratike, të të gjitha institucioneve që monitorojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe që natyrisht mbikëqyrin dhe certifikojnë zgjedhjet në Shqipëri. Mbi inetresat e PS-së, nuk do të vëmë interesat e askujt tjetër”. Kështu është shpehur sot nga foltorja e kuvendit nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe.

Ai është shprehur prerë, duke iu përgjigjuar akuzave dhe aludimeve të deputetëve, se nuk ka asnjë marrëdhënie, marrëveshje, pazar apo biznes me Sali Berishën. “Berisha ka qenë, është dhe do të mbetet kundërshtari ynë, edhe për pak muaj, sepse nuk do të jetë më. Pas qershorit të 2009-ës, do të jetë një njeri që ne do i përmbushim kërkesat si çdo pensionisti tjetër”- tha Braçe, duke sqaruar se opozita është në sallë për të bërë detyrimin kushtetues.

Si edhe herë të tjera, Braçe ka deklaruar se vendi nuk ka më një parti në pushtet, por ka një familje në pushtet. Ai ka kujtuar projektin për bregun e jugut të vendit, që menaxhohet nga familja e Berishës.

“Sot rrethi është ngushtuar dhe ka ardhur te familja. Kam një dokument të marrë në qendrën e regjistrimit të pasurive. Është regjistruar një kompani e re, në pronësi të tre presonave: Jamarbër Malltezi, Ardian Shehu dhe Lirim Selfo”- tha Brace, duke shtuar se kjo kompani do të kryejë shërbime konsulence në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Kompania e re në pronësi të familjes, e një pjesëtari të familjes,sipas Braces, që drejton edhe projektin në zonën më të pasur e më të dhunuarën në vend.

Ai i ka kërkuar Berishës të sqarojë problemin e konfliktit të interesit të tij dhe familjes së tij në ushtrimin e pushtetit, që e ka bërë duke grabitur vjedhur e poshtëruar shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›