E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, rrezikohet shembja e nje pallati

Një pallat në qytetin e Korçës që rrezikon shembjen për shkak të amortizimit të ndërtesës së vjetër dhe lagështirës, ka nxjerrë banorët në protesta pas tragjedisë së Gjirokastrës.

Banorët, pjesa më e madhe e të cilëve romë, prej 15 vjetësh të strehuar tek ish -konvikti i ndërtimit, thonë se jeta e tyre rrezikohet nga shkatërrimi i godinës, ndërkohë që papastërtitë dhe lagështira kanë sjellë jo pak problem për përhapjen e sëmundjeve.

Një pjesë e pallatit që është shembur disa vite më parë, por edhe ujërat e tubacioneve të shkarkimit që rrjedhin në çdo kohë në një nga anët e pallatit, sipas banorëve kanë çuar në avancimin e dëmtimeve, duke e bërë këtë ndërtesë të pabanueshme.

Ky komunitet, prej të paktën 100 banorësh, që jetojnë në këtë pallat ka apeluar disa herë pranë autoriteteve lokale për zhvendosjen e tyre në një tjetër godinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›