E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Sejdiu përshëndet zgjedhjet në Partesh

PRISHTINE-Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu përshëndeti përmbylljen e suksesshme të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Parteshit.
"Përmbyllja e suksesshme e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së re të Parteshit, në të cilën pjesa dërmuese e qytetarëve janë të nacionalitetit serb, dëshmon se qytetarët e kësaj komune janë të përkushtuar që t'i shfrytëzojnë mundësitë që ua ofron Kushtetuta e vendit për të ndikuar drejtpërdrejt në qeverisjen lokale dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre jetësore”.

Sipas Sejdiut, pjesëmarrja e lartë e qytetarëve edhe në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve është përgjigja më e mirë ndaj të gjithë atyre që e kundërshtojnë integrimin dhe perspektivën e jetës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit", vlerësoi Presidenti Sejdiu nëpërmjet një deklarate.

Ai theksoi se "institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura që të punojnë edhe më tej për vënien në jetë që kanë marrë para qytetarëve të vendit dhe para bashkësisë ndërkombëtare për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e besimi".

Presidenti Sejdiu, kryetarit të porsazgjedhur, Nenad Cvetkovic, i uron sukses në detyrën e re dhe realizim të projektit të tij për Parteshin, me të cilën mori besimin e shumicës së qytetarëve të kësaj komune. Po ashtu, Sejdiu përshëndeti edhe kandidatin tjetër, Todor Mirkovic për garën korrekte, si dhe punën e institucioneve të vendit, KQZ në, qytetarët, subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje si dhe institucionet ndërkombëtare, të cilat e ndihmuan këtë proces.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›