E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, deputetët debat për lejet e ndërtimit

Tiranë- Tragjedia e Gjirokastër ka bërë që deputetët “të hapin kartat” e lejeve të ndërtimit në Shqipëri. Me akuza dhe kundërakuza për pëgjegjësit e kësaj tragjedie por edhe për rrezikun e ndërtimeve në reja në përgjithësi kanë folur, deputeti dhe njëkohëshisht deputeti i Gjirokastrës Genc Ruli, ministri i Transportit, Sokol Olldashi  dhe deputeti, Edi Paloka nga PD-ja. Ndërsa nga opozita për këtë çështje foli kreyariaje grupit parlamentar Valentina Leskaj dhe nënkryetari Erjon Braçe.

Në fjalën e tij, Ruli tha se ky ishte një gabim njerëzor dhe nuk erdhi nga neglizhimi i punimeve por nga papërgjeshmëria në dhënien e lejeve të ndërtimit në qytetin e Gjirokastrës. “Po të hapen dokumentet do të shihet se vetëm 2-3 firma ndërtimi kanë marrë leje ndërtimi  në këto 5 vitet e fundit”, tha ai, ndërsa shtoi se “edhe pse Gjirokastra ka një plan urbanistik, ku për lagjen “11 janari”, nuk lejohen pallate mbi 3 kate, ky plan nuk është respektuar pasi aty pallatet janë deri në 8  kate”.

Më tej ai kërkoi dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime. Ndërsa deputeti Paloka ka shkuar edhe më tej, duke shtuar se shkelje të rregullave të ndërtimit ka në të gjithë qytetet e vendit, dhe kryesisht në Tiranë. Ai i ka bërë thirrje opozitës të tregohet koshiente dhe të vendosë gishtin mbi fajtorin ashtu siç ka bërë të raste të tjera, të ndodhura kohët e fundit në vend siç ishte aksidenti i  Kosta Trebickës për të cilin opozita akuzoi Kryeministrin.

Në replikën e tij, deputeti i PS-së, Erjon Braçe, tha se “ne si opozitë jemi shumë dakord që prokuroria ta hetojë këtë çështje dhe të gjejë ajo fajtorët”. Ndërsa ka shtuar se “unë personalisht jam që kryebashkiaku i Gjirokastrës, Bime të japë dorëheqjen”. Edhe kryetarja e grupit parlamnetar socialist, Valentina Leskaj pas akuzave nga PD-ja është shprehur se “jemi dakord të organet e drejtësisë të gjejnë përgjegjësit e tragjedisë së Gjirokastrës”.

Kundra Bimes, është deklaruar hapur deputeti i zonës, Genc Ruli, ai tha se për shkak të një hoteli që ka ndërtuar vëllai i Kryetarit të Bashkisë, Bime, janë ndryshuar gjithë kolektorët e ujit të qytetit të cilët tashmë nuk funsionojnë siç duhet”. Sipas tij janë me dhjetra rastet abuzimet të këtij kreybashkiaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›