E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PD-së, fyen Arta Daden. Ikën opozita

Tiranë- Seanca e sotme plenare është ndërprerë për më shumë se 30 minuta. Deputeti i Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi ka fyer rëndë deputeten e Partisë Socialiste, Arta Dade dhe në shenjë proteste opozita ka dalë nga salla e Parlamentit.

Teksa është ngritur në foltore për të diskutuar mbi progres-raportin, Babasi befasisht ka sulmuar Daden, duke u shprehur ndaj saj me fjalë vulgare. Pas një ndjese publike të deputetit Babasi, përmes kamerave të TV që transmetonin “live”, seanca ka rifilluar me diskutimet mbi pikat e parashikuara në rendin e ditës. Por në këtë sallë kanë munguar deputetët e majtë të cilët nuk kanë pranuar rë rikthehen në Parlament. Kryetarja e Grupit të PS-së, Valentina Leskaj ka kërkuar që të mblidhet Byroja parlamnetare për përjashtimin e deputetit Babasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›