Tragjedia e Butrintit, ekstradohet nga Greqia 27-vjeçari

Brahim Madhi u ekstradua sot shtetit fqinj, për të kryer dënimin në vendin tonë.
Madhi akuzohet si i përfshirë në tragjedinë e rreth katër viteve më parë, ku në atë kohë humbën jetën 5 persona, të cilët po shkonin në drejtim të Greqisë në rrugë detare. Ky shetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në datë 23.10.2008 pasi dyshohet se më datë 19 Tetor 2008 në liqenin e Butrintit ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej tyre kanë humbur jetën.
Ky shetetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se fshihej Greqi ku dhe është bërë e mundur kapja e tij dhe më pas ekstradimi në Shqipëri në datë 10 Shkurt 2012 nga ky shtet. Ndaj tij gjykata e rrethit Gjyqësor Sarandë ka cakuar masën e sigurisë “Arrest në burg” si autor I dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” me pasojë vdekjen. /Start/
2012-02-13 11:45