E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster / Arrestohet kontrabandisti i cigareve "Malboro"

Efektivat e policise kane ndaluar nje 42 vjecar, i cili transportonte me automjetin e vet nje sasi cigaresh "Malboro" kontrabande. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, nga ana e specialisteve te Seksionit Kunder Krimit Ekonomiko - Financiar eshte bere arrestimi ne flagrance i 42 vjecarit Romeo Dushku, lindur ne Pogradec dhe banues ne Elbasan. Arrestimi i tij u be ne saje te informacioneve te marra ne rruge operative. Specialistet e Seksionit Kunder Krimit Financiar, ne nje postbllok te ngritur ne rrugen kombetare Gjirokaster-Kakavije kane zhvilluar nje kontroll ne automjetin tip "Volvo", maune, me targa TR 45 81 L, koka e maunes, dhe me rimorkio me targa TR 68 44 H, qe kishte si shofer R. Dushkun dhe ishte ne pronesi te firmes "Caushi Trans" me qender ne Tirane. "Gjate kontrollit te ushtruar ne kete mjet policia konstatoi se ne pjeset anesore te kokes se maunes dhe mbi gomen e pasme te rimorkios ishin fshehur 80 steka, ne total 800 paketa me cigare te markes "Malboro e Bardhe", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Pas hetimeve te para, policia konstatoi se ngarkesen me paketat e cigareve 42 vjecari Dushku, nuk i kishte deklaruar ne dogane. Policia sekuestroi paketat ne cilesine e proves materiale. Dushku akuzohet per vepren penale te "kontrabandes me mallra qe paguhet akcize".

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›