E Shtunë, 31 Tetor 2026

"MSA, perkthimi na pengon"

Procesi i raftikimit te MSA dhe i Protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, jane procese te cilat po ecin ne nje rruge te mbare. Ky ishte pohimi i kryeministri Sali Berisha, ku sipas tij, asnje nga vendet pjesemarrese ne BE dhe ne NATO nuk kishte qellimin te pengonte integrimin e Shqiperise. Duke permendur mos ratifikimin e ketyre marreveshjeve nga ana e Greqise si nje vend fqinje, kryeministri Berisha shpjegoi se kjo kishte ardhur vetem per arsye teknike dhe jo per mungese vullneti te qeverise greke. "Per sa i perket ratifikimit te MSA nuk ka absolutisht, ne te gjithe te dhenat nga komisioni dhe nga autoritetet greke, vonesa ka lidhje me disa probleme te perkthimit te tekstit sic eshte e njohur, se ceshtja e perkthimit krijoi vonesa dhe ne Austri, e cila e kaperceu, po ky fakt krijoi vonesa dhe ne Gjermani", deklaroi Berisha. Ai e konsideroi vendin fqinje Greqine, si nje vend i rendesishem qe mbeshteste proceset integruese te Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›