Rrezohet kerkesa e Lulzim Berishes
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka rrezuar dje kerkesen e bere nga i cilesuari si kreu i "Bandes se Durresit" per perjashtimin e gjyqtarit Gurali Brahimllari. Kerkesa e bere nga ana e te pandehurit Lulzim Berisha, eshte hedhur poshte nga gjyqtari i ceshtjes Sander Simoni. Sipas arsyetimit te vendimit kjo kerkese eshte e pabazuar ne ligj, pasi vendimet nuk jane marre vecmas nga ana e kryesuesit te trupit gjykues, gjyqtari Gurali Brahimllari. Vendimi per rrezimin e kerkeses, gjykata e ka marre, pasi shqyrtoi te gjitha procesverbalet e seances gjyqesore te fundit te zhvilluar nga ana e trupit gjykues, si dhe vendimet e dhena ne ate dite. Te gjitha keto procesverbale jane dorezuar nga avokati Arben Qeleshi i cili i paraqiti dje gjykates, si prove kunder gjykatesit Brahimllari, procesverbalin e dates 22 tetor, dite ku u zhvillua seanca e fundit ne ngarkim te 17 anetareve te "Bandes se Durresit" si dhe kerkesat e dorezuara ne gjykate per provat, per te cilat gjykata nuk ishte shprehur ne vendimin e saj. Burimet nga gjykata bene me dije se vendimet e dhena ne gjykate, jane marre nga nje kolegj penal dhe jo nga nje gjyqtar i vetem, por ato kane qene kolektive. Shkak per ndryshimin e gjyqtarit Gurali Brahimllari, u be pikerisht vendimi per paraqitje e provave nga ana e mbrojtesit te tij avokati Arben Qeleshi. Mbrojtja e Berishes e ka cilesuar gjykaten te njeanshme, per kete kerkoi edhe ndryshimin e kryesuesit te trupit gjykues dhe zevendesimin e tij me nje tjeter. Ne vendimin e lexuar tre dite me pare ne kete gjykate, trupi gjykues nuk permendte ne asnje moment nese rrezonte apo jo provat e mbrojtjes, prova keto qe ai do te paraqiste ne seancat gjyqesore, per te provuar pafajesine e klientit te tij.
Te pandehurit e "Bandes se Durresit" kane bere disa kerkesa per ndryshimin e trupit gjykues, si Endit Dokle apo Kujtim Buna, por kerkesa e te pandehurit Berisha kishte te bente vetem me ndryshimin e kryetarit te trupit gjykues. Te gjitha kerkesat jane rrezuar nga gjykatesit te cilet i kane shqyrtuar ato pasi jane cilesuar si te pabazuara ne ligj.
"Banda e Durresit"
Te pandehurit te cilet akuzohen si anetare te "Bandes se Durresit jane 17 persona. Ata jane Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan (Adriatik Coli), Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Sipas prokurorise ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Te pandehurit akuzohen per vepra te renda penale, si vrasje, atentate dhe trafiqe te paligjshme ngjarje keto te ndodhura pas vitit 1997.
Kerkesa
I pandehuri Lulzim Berisha, nepermjet avokatit te tij mbrojtes dorezoi nje kerkese per perjashtimin e kryesuesit te trupit gjykues, Gurali Brahillmari. Kerkesa e tij eshte hedhur poshte pasi ajo nuk ishte e bazuar ne ligj.
R.Caushaj