E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazaratasi "çan policinë, braktis hashashin në rrugë

Operacioni “Siguria e jetës” ka bllokuar një autobot dhe 7 makina në afërsi të fshatit problematik të Lazaratit

Policia e Gjirokastrës bllokon 6 kg hashash në një çantë shpine. “Pronari” i drogës largohet në errësirë

GJIROKASTËR- Një lazaratas nuk ka mundur të çajë rrethimin e policisë, teksa po tentonte të nxirrte 6 kilogramë hashash nga fshati problematik. Në kuadër të operacionit “Siguria e jetës”, policia e Gjirokastrëska sekuestruar 6 kilogramë hashash, ndërsa vazhdon të jetë i lartë numri i autoboteve të bllokuara dhe i gjobave të vendosura. Sasia e lëndës narkotike është gjetur brenda një çante shpine, e flakur mes shkurresh, pas braktisjes që i ka bërë poseduesi i saj, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. “Në rrugën nacionale Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur “ish- Divizioni Ushtarak”, forcat e policisë ishin duke kryer shërbim në pikën e kontrollit, kur një shtetas, disa metra larg postobllokut të policisë, nga frika e kontrollit ka hedhur një çantë shpinë në disa ferra në anë të rrugës dhe është larguar me vrap në errësirë, në drejtim të lumit Drino. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij, por për shkak të errësirës ky person ka mundur të largohet”,-bëri me dije zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. Policët që diktuan lëvizjet e dyshimta kanë shkuar në vendngjarje dhe nga këqyrja e çantës ka rezultuar se brenda saj ndodheshin 6 pako në formë cilindrike, me peshë 1 kilogram secila, të mbështjella me letër natriban. Ndërkaq, një tjetër automjet, tip kamion me cisternë metalike që shërbente për transport uji si dhe 7 autovetura janë bllokuar dhe 91 masa administrative me vlerë 60 mijë lekë janë vendosur përgjatë ditës së djeshme. Po sipas burimeve zyrtare të policisë, një tjetër shtetas nga fshati Lazarat po ndiqet penalisht, në gjendje të lirë. “Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ervin Bejko, 21 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër. Procedimi penal ka nisur për arsye se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar automjetin tip benz me targa GJ 9346 A dhe ishte rast i përsëritur, pasi disa ditë më parë ky shtetas ishte gjobitur për mungesë të lejes së drejtimit të automjetit”, -ka theksuar më tej Mullai. Ai akuzohet për veprën penale të “drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. I nisur prej 9 ditësh, operacioni “Siguria e jetës” do të vijojë edhe gjatë ditëve pasardhëse, duke pasur si qëllim kryesor bllokimin e të gjitha rrugëve dalëse të hashashit të kultivuar në Lazarat. E.Bani

-----------------------------------------------------Arrestohet një agronom dhe bashkëfshatari i tij për kultivim hashashi

Vithkuqi i Korçës, në hartën e hashashit

KORÇË- Hartës së kultivimit të hashashit në vendin tonë i është shtuar edhe Vithkuqi. Zona malore me përparësi në terrenin e thyer dhe relievin e vështirëka “joshur” banorët të ringjallin aktivitetin e paligjshëm, ndërsa porositësit e hashashit dyshohet se janë nga Greqia. Identifikimi i kësaj zone të mbjellë me narkotikë ka hedhur në sulm policinë, e cila gjatë 24 orëve të fundit ka çuar në pranga dy persona. Sipas informacioneve të policisë, në këtë fshat ka disa kultivues të identifikuar, ndërsa do të goditen ditë pas dite, duke asgjësuar dhe bimët e tyre. Gjatë paradites së djeshme janë kapur dhe arrestuar shtetasit Janaq Dono, 46 vjeç, dhe Janaq Kondillari, 55 –vjeç, të dy banorë të fshatit Vikthkuq në Korçë. Madje Kondillari ka profesionin e agronomit, ndërsa ka qënë ai që është kujdesur për mbjelljen dhe ecurinë e mëtejshme të rritjes së bimës në një arë të bashkëfshatarit të tij Janaq Dono. Sipas policisë lokale, të dy të arrestuarit kanë konsumuar veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe atë të moskallëzimit të krimit. Gjatë operacionit janë sekuestruar 167 rrënjë bimë cannabis sativa, të cilat kishin një lartësi prej tre metrash të gjata. Bimët ishin mbjellë në një sipërfaqe toke larg fshatit, të rrethuara me pemë, ndërsa vetëm falë informacioneve në rrugë operative është zbuluar vendndodhja e tyre. Bima e cila pritej të korrej gjatë kësaj jave kishte si destinacion shtetin grek.

Xhon Baka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›