E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr fund arratia prej shpellari, pranga të kërkuarit për vrasje

Arrestohet Koço Seferaj, i akuzuar për vrasjen e Viktor Harizit dhe plagosjen e vëllait të tij. Dyshohet për grabitje me armë

VLORË- I lodhur nga jeta prej shpellari, i shumëkërkuari për një vrasje dhe një plagosjeka vendosur të zbresë në Vlorë, por nuk ka mundur t’i shpëtojë policisë për më shumë se dy javë.Koço Seferaj, i cili rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm është arrestuar dje, gjatë një operacioni të policisë, tëkoduar nën emrin “Miku”. 40-vjeçari Koço Seferaj ndiqej prej 15 ditësh, ndërsa është kapur dje teksa lëvizte me makinën e një 28-vjeçari. Në makinën me të cilën ai udhëtonte janë gjetur një armë automatike, dy krehëra me fishekë, doreza plastike dhe maska, çka e ka shtyrë policinë të mendojë se gjatë kohës në arrati, Seferaj është implikuar edhe në disa grabitje të dhunshme.

***

Gjatë gjithë kohës që ka qenë i shpallur në kërkim, Seferaj ka rikthyer edhe një herë zakonet e jetesës së të tmerrshmit Zaharia. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se 40- vjeçari kishte provuar gjatë kësaj kohe edhe jetën e shpellarit, ndërsa është fshehur për disa kohë në malet e Gjormit, fshat tek i cili banon, por edhe në zona të tjera. Ditët në arrati, i shumëkërkuari dyshohet se i ka shfrytëzuar edhe për grabitje të kryera nën kërcënimin e armës. Rreth dy javë më parë, ai mendohet se ka zbritur në Vlorë, informacion ky që ka mbërritur në “vesh” të policisë. “Në dy javët e qëndrimit në Vlorë, ai është strehuar në zonat pranë tregut të Orizit, në Çole si dhe në Kaninë. Po kështu ai ka udhëtuar edhe drejt Gjormit, ku mendohet të ketë shkuar në banesën e vet”,-bëjnë me dije burime nga policia e Vlorës. Paraditen e djeshme, nën shoqërinë e 28- vjeçarit LuanXhaferraj, ai ka kaluar nëpërmjet rrugicave për të dalë nga rruga e lagjes Lirim, por në afërsi të hyrjes së qytetit, blutë kanë ndërhyrë. Automjeti ka shtuar shpejtësinë sapo ka diktuar grupin e gatshëm, por efektivë të tjerë kanë qenë në ndjekje të tij. Pa kaluar hyrjen e qytetit, dy personat janë kapur duke kaluar direkt në mjetin e policisë, nga dhe janë drejtuar drejt komisariatit.

***

Zëdhënësja e policisë së Vlorës, Rezarta Leli, pohoi dje për mediat sepolicia ka nisur operacionin, në momentin që i shumëkërkuari ishte duke lëvizur me makinën e Luan Xhaferrajt, 28- vjeçar nga Vlora. Makina me targa VL 4705 C ka qenë në pronësi të 28 –vjeçarit, i cili për këtë do të përgjigjet para drejtësisë për përkrahje të autorit të krimit. Policia kishte të dhëna se 40- vjeçari Seferajishte strehuar në Vlorë tek të afërm të tij. Për identifikimin e adresave, zëdhënësja Leli sqaron se janë përdorur metoda të ndryshme nga më specialet. Ndaj tij, Gjykata e Vlorës kishte nxjerrë vendimin për masën e sigurisë arrest në burg, me akuzën e një vrasjeje dhe një plagosjeje.Si prova materiale, brenda në makinë janë gjetur një automatik, dy krehëra me fishekë, një palë doreza të bardha plastike, dy celularë dhe një maskë, të cilat mendohet se i shërbenin të shumëkërkuarit për të kryer grabitje.

AKUZA

Vrasja e Harizit

Ngjarja për të cilën akuzohet Koço Seferaj daton më 5 janar të vitit 2007, me vrasjen e 38-vjeçarit Viktor Harizi si dhe plagosjen e vëllait të tij, Sokol Harizi. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një debati mes dy palëve për një parkim makine. Seferaj ka debatuar me dy vëllezërit dhe sherri ka degjeneruar deri në nxjerrjen e armës. Seferaj ka qëlluar me pistoletë duke lënë të vdekur një nga vëllezërit dhe plagosur tjetrin. Prokuroria e Vlorës, e cila ka hetuar ngjarjen ka kërkuar dënimin e 40-vjeçarit me burgim të përjetshëm, ndërsa Seferaj do ta presë në qeli vendimin e gjykatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›