E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Bërdicë, digjen 5 ha të mbjella

SHKODËR- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në afërsi të fshatit Bërdicë të Shkodrës, duke shkrumbuar rreth 5 ha shkurre e të mbjella. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar dhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa për shuarjen e tij janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse nga Shkodra dhe dy mjete nga Lezha , përveç banorëve të zonës. Vatra e zjarrit ka qenë në një kodër, jo larg autostradës dhe në një terren të thyer, gjë e cila ka penguar zjarrëfikëset t’i afrohen zjarrit. Situata është bërë më shqetësuese për faktin se jo larg zjarrit, ndodheshin dhe dy depozita gazi të mëdha, si dhe disa shtëpi banimi. Banorët e zonës kanë punuar mjaft për të penguar përhapjen e zjarrit pranë depozitave, ndërsa mjetet zjarrëfikëse të Shkodrës kanë luftuar me flakët për disa orë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, por vetëm pas rreth tre orësh është bërë i mundur shuarja e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›