Tragjedia e Himarës, nis shpërndarja e ndihmës financiare

Prefektura e Elbasanit ka nisur të zbatojë vendimin e qeverisë shqiptare që mbështet financiarisht familjet e vajzave që humbën jetën apo u dëmtuan në aksidentin e Himarës.
Sipas prefektit, Shfeqet Deliallisi, është akorduar fondi dhe së shpejti pritet shpërndarja e tij. Prefekti ka ftuar familjet që të plotësojnë dokumentacioni e nevojshëm, për të nisur sa më parë zbatimin e këtij vendimi.
Tragjedia e Himarës u shënua në 21 maj të këtij viti, ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve ishin studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.