E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, bie rrufeja, digjet banesa

BERAT- Rënia e një rrufeje shkakton shkarkesë elektrike duke djegur një banesë në lagjen “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit. Pronari i banesës Vergjin Elmazi që jetonte i vetëm në shtëpinë një katëshe ka mundur të shpëtojë nga flakët e zjarrit që përfshin banesën e tij rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

48 vjeçari fatmirësisht ka shpëtuar nga djegia që përfshiu banesën e tij, e cila u shkrumbua plotësisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbritur më pas ekspertët e policisë që nga hetimet e para deklaruan se bëhet fjalë për një shkarkesë elektrike, rënë në paisjen matëse të energjisë, e cila ndodhej në pragun e shtëpisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›