Tragjedia e Territ, "mund të shpëtohej"
Është bërë autopsia mbi kufomën e Paskal Territ, motoristit francez 49-vjeçar, i gjetur i vdekur në Dakarin e Ri të mërkurën. Trupi gjendej rreth 190 km në jug të Santa Rosa, në një zonë të izoluar. Pas autopsisë u verifikua se ai vdiq pas problemeve në frymëmarrje. Por nuk është sqaruar gjithçka. Terri ka vdekur gjatë natës mes së dielës dhe së hënës. Ai kishte sinjalizuar se i ishte mbaruar karburanti, por askush nuk e ka kërkuar në moment. Nëse do të kishte ndodhur kjo, ai mund të kishte shpëtuar.