E Shtunë, 31 Tetor 2026

100-vjetori i lindjes perkujtohet Marie Kraja

Ne kete takim homazh nen kujdesin e Kuvendit te Shqiperise dhe Inis Krajes perkujtohet artistja e popullit Maria Kraja. Miq familjare kolege profesore nxenes e studente te artistes Maria Kraja sollen kujtimet e tyre per te madhen e muzikes shqiptare. Fjala dhe kujtimet e Spiro Kalemit Drita Lazrit Anita Takes e te bijes Inis Kraja u vijuan me nje koncert te Ledi Paparistos pianistes Laura Kushta dhe korit te Liceut Artistik. Kete takim e pershendeti Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli. Artistja e Popullit Maria Kraja kishte dimensionin e nje artisteje te madhe me talentin e dhuruar nga perendia me shkollimin e plote ne konservatorin prestigjioz te Gracit te pasuruar me dashurine e mekuar nga familja per vendin kengen dhe kulturen kombetare - tha Kryeparlamentarja. Ndersa kujtoi disa nga kenget apo rolet e saj ne opera Topalli theksoi se diva e muzikes shqiptare nuk i mbylli keto dashuri tek vetja por me perkushtim ua transmetoi brezave te artisteve shqiptare si pedagoge e Liceut Artistik dhe Institutit te Larte te Arteve. Pjesemarres ne kete perkujtim te 100-vjetorit te lindjes te zonjes Kraja ishin edhe shume deputete te Kuvendit te Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›