E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet plantacioni me kanabis në Katalonjë, arrestohen dy “fermerët” shqiptarë

Zbulohet plantacioni me kanabis në Katalonjë, arrestohen dy

Policia në Katalonjë arrestoi këtë javë dy shtetas shqiptarë, 61 dhe 52-vjeç, pasi akuzohen për kultivim marijuane dhe kanabis në disa plantacione në La Noguera.

Sipas medieve të huaja shqiptarët kishin ngritur një kamp të vogël dhe me mjete mjaftueshme për të prodhuar dhe kultivuar marijuanë.

Mediet spanjolle raportojnë se shqiptarët merrnin ujë nga këneta e Camarasa dhe ujisnin bimët, ndërsa gjeneratorët i fshihnin në pishina.

Në aksionin e zhvilluar në Camarasa të Comarca de la Noguera, u sekuestruan rreth 3650 bimë marijuane dhe 1137 rrënjë kanabisi. Operacioni filloi kur Antimafia u vu në dijeni se një bazë e vogël e kultivimit të marijuanës ishte ngritur në këtë zonë.

Të arrestuarit pritet të dalin përpara ligjit këtë të premte në Gjykatën Hetimori nr.1 të Balaguer në Katalonjë nën akuzën “prodhim të lëndëve narkotike”

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›