Të gjitha qëndrimet e njerëzve të zgjedhur politikisht, janë qëndrime politike
Nga Besi BEKTESHI
Mirë se nuk po arrijmë të kontrollohemi në moralin politik i cili faktikisht dëmton më tepër kur qeveris, por akoma më tepër në shumë drejtime qëndrimi politik, po merret si shabllon i një qëndrimi të keq. Tani po ekzagjerohemi në drejtimin tjetër nga diktatura.
Dikur, çdo qëndrim jo vetëm i anëtarëve të partisë, por edhe njerëzve të thjeshtë duhet të ishte në bazën e politikës së partisë. Të mbaje qëndrim jashtë këtij bazamenti ishte një vetëvrasje politike, ose më mirë një përgatitje për goditje të tillë. Patjetër që ideologjia dhe propaganda hynte deri në shtratin e fjetjes dhe po ashtu edhe në ... WC...ku mungonte edhe letra higjienike. Të mësuar breza e breza me qëndrimet e tilla, as që mendohet se do të riparohemi si popull dhe si mentalitet i tillë. Por është pikërisht ky mentalitet ideologjikisht i çmendur, që ka kthyer sot idiotizmin e kundërt, ku nga njerëz të përfaqësimit politik ngrihen akuza ndaj njeri tjetrit se po mbahen qëndrime politike.
Nuk ka ku shkon me tepër se sa kaq, rrumpalla politike e jona. Deklarata e kreut të Bashkisë së Korçës për këshilltarët e PD-së dhe LSI-së shkoi në drejtimin se ato po mbanin qëndrim politik dhe se buxheti i tij po shkonte pikërisht në drejtimin e mos aprovimit politikisht. Nga ana tjetër një nga krerët demokrat i përgjigjet se nuk ishte qëndrim politik, por qëndrim thjesht ekonomik sepse ishin parë mungesat e buxhetit e të tjera si këto.....Por, po të njëjtat akuza janë edhe nga Bashkia e Tiranës për mosarritjen e aprovimit dhe se ky buxhet po sabotohet politikisht. Tani mund të imagjinohet lehtë se sa cekëti dhe baltovinë ideore, kanë të tillë persona të zgjedhur politikisht nga populli i shkretë, që i mban në shpinë!! Po si Rama në Tiranë dhe Peleshi në Korçë, kur janë vënë mbi karrigen e kryebashkiakut, politikisht janë zgjedhur. I ka prezantuar partia, ju ka bërë fushatë partia, i ka mbështetur partia dhe për më tepër votat janë kërkuar njerëzve në emrin e partisë që është në çdo qelizë forcë politike. Kështu edhe këshilltarët kundërshtues si të PD-së dhe LSI-së po politikisht janë të zgjedhur. Nuk mund të imagjinohet se si kur ato flasin për buxhete dhe ligje apo zbatim të tyre në bashki, mund të mos ketë qëndrim politik?!! Kjo është që nga super ideologjizimi racor i PPSH-së, të kalosh në super propagandën medemek antipolitikë, të pikërisht të zgjedhurve politikë të këtij vendi. Janë përçartje dhe delire që ta mbyllin shpresën se mund të shërohemi ndonjëherë nga budallallëku madhështor që vetëkrijojmë dhe pompojmë çdo ditë. Të tillë njerëz të zgjedhur politik që shesin mënd se nuk mbajnë qëndrime politike, duhen larguar nga përfaqësimi i tyre një orë e më përpara. Ndërkohë që pa lejen e partisë dhe liderit nuk shkojnë dot as në hale. Buxheti i një bashkie apo edhe ai i shtetit është një problem matematiko-financiar dhe projektohet në bazë të programit politik të partisë, por prezantimi i tij si nga një kryebashkiak dhe nga Kryeministri është totalisht politik dhe kërkohet dhe kundërshtohet plotësisht politikisht. Më e bukura është se diku në deklarata për buxhetet bashkiake u tha se këto janë buxhete lokale dhe duhet ti largohemi politikës. Nuk ka më moderne se sa ne!!! Të duket vetja se nuk jemi në Ballkanin Perëndimor, por në Danimarkë??! Megjithatë edhe në Danimarkë kur votohet buxheti si në procesin vendimmarrës vendor dhe atë qendror as që bëhet fjalë se votohet politikisht. Për egzigjencat e vendit patjetër që partitë kanë qëndrime të ndryshme politike. Termat e kundërshtisë janë elementë teknikë, por që kanë paravijë dhe mbrapavijë politike, sepse përndryshe, si do të kuptohej pluralizmi i këtyre përfaqësuesve të popullit. Ne nuk dimë të jemi profesionistë të ligjësisë së veprimit demokratik si në Parlamentin Shqiptar dhe Këshillat e Bashkive e Komunave dhe për të mbuluar këtë gjë, themi me idiotizmin më të madh irracional se mbajmë qëndrim politik. Aq më keq të akuzuarit që deklarojmë se jo nuk është qëndrim politik. Po pse, për çfarë qëndrimi e ka dërguar populli në parlament dhe këshill këtë person, për qëndrim personal apo të berberit ku ai qethet??!!
Të tillë propagandues të idiotizmit më të lartë strukturor, nuk janë asgjë tjetër por një imitim trashanik i përfaqësuesve të dikurshëm që qëndrimin politik e mbanin edhe kur shikonin një qime në pjatë e gjallës në restorant dhe i deklaronin kamerierit se ai ishte një armik i popullit. Kultura e dobët dhe propaganda e ngulitur në palcën kurrizore, i ka bërë të tillë njerëz me përfaqësim popullor dhe politik ti thonë trurit ik pir...u, sepse nuk më duhesh më. Nuk kanë edhe shumë faj, sepse ka kush mendon për to aty lart dhe këtyre më poshtë, nuk ju mbetet asgjë tjetër, por vetëm të papagallosin edhe terma me qëndrime politike apo jo. Nuk ka asnjë dyshim, që çdo qëndrim që mban një përfaqësues politik është qëndrim politik. Kjo për buxhetin, për rrugën, ujësjellësin dhe dritat, për shkollat dhe për taksat. Një herë të vetme, duhet të bëhen burra apo gra të rritura dhe të shprehin atë që mendojnë dhe politikisht në mënyrë të hapur dhe korrekte, sepse kështu funksionon në botën perëndimore. Kur mbahet një qëndrim që ka të bëjë me politikat e grupit dhe partisë që përfaqëson edhe qëndrimi është politik, dhe nuk ka pse të ketë kush turp për këtë. Turp duhet tju vijë kur mbajnë qëndrime personale por me afera të ndyta të tilla. Buxhetet e Qeverisë dhe të Bashkive nuk duhet të jenë produkt e pikërisht qëndrimeve personale të karakterit fitim prurës po personal, por se janë politike, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Ndershmërisht edhe kundërshtimi i tyre duhet të jetë argument politiko-profesional i argumentuar dhe jo personal. Për këtë qëndrim nuk duhet pasur turp. Por edhe sikur të thuash se unë nuk dua ta aprovoj këtë buxhet sepse politikisht ai nuk është i mirë nuk ke bërë asgjë të keqe, përveç se mban kosto po politike, kur buxheti është bie fjala i mirë. Në rastin e fundit të mos arritjes së dytë të ligjërimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës vetë zoti Rama tha se nuk e kam parë politikisht si Berisha apo Meta pikërisht buxhetin. Kjo do të thotë se PS-ja, nuk ka një politikë të sajën për buxhetin që në fakt duhet ta negociojë dhe aprofondojë po politikisht, për ta aprovuar në këshill edhe me të tjerët. Fjala politikisht del kur nuk ka maxhorancë në fakt. Sepse po ta ketë as që i shkon ndërmend të kalojë përtej të majtës dhe të djathtës. Kurse për kreun e G99-të Berisha dhe Meta, duhet të zbresin nga furgonët për buxhetin e Tiranës, por ka harruar se edhe ai (familja) dhe shumë të tjerë të ardhur në kohë të komunizmit në Tiranë, duhet të zbresin nga zisat, skodat dhe autobusët për t'u marrë me buxhetin vetëm Tironsit e Vjetër den baba den dhe padyshim që ai, nuk është njëri prej tyre.
Last Updated on Thursday, 05 February 2009 21:27