E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia ne Restelice gjendet trupi i 20-vjecarit

Pas ditë të tëra kërkimesh më në fund u gjet edhe viktima e fundit e ortekut në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

Nga tragjedia e shkaktuar ditën e shtunë në këtë fshat, 10 persona të familjes Reka humbën jetën, ndërsa e gjallë nën rrënoja u gjet vajza 5-vjecare e familjes, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të mirë në spital.

Në nderim të viktimave të familjes, në Kosovë të hënën ishte ditë zie kombëtare. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e shpalli të përfunduar operacionin e kërkimit në zonë.

Ndërkohë një ditë më Moti i keq ne KosoveRestelicë, përcillen viktimat e ortekut Moti, emergjencë në Kosovë Restelicë, vazhdojnë kërkimet parë në fshatin Restelicë u zhvillua edhe ceremonia mortore e 9 viktimave të familjes.

Ne germadhat ku jeta eshte kthyer ne akull ka ende rreziqe, por cfare do t'i rrezikoje me gjate banoret e ketij fshati do te jete mali dhe zemerimi i motit, per sa kohe qe ajo cfare ndodhi do te kuptohet thjeshte si nje fatkeqesi qe mori jete njerezish e qe largon te tjere nga vatrat e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›