E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në Teksas, Obama: Amerika është në zi

Presidenti Barack Obama ka deklaruar sot se Amerika është në zi për tragjedinë e Fort Hood në Texas. Në një konferencë për shtyp Obama ka theksuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Teksas se flamujtë do të ulen në gjysëm shtizë. Obama duke iu drjtuar popullit amerikan theksoi se ai ndihet i brengosur pas të shtënat që vrau 13 vetë në një bazë ushtrake të Teksasit duke theksuar se të gjithë flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesat e tjera Federale do të ulen në gjysëm shtizë në nderim të viktimave deri në 11 nëntor kur është edhe dita e veteranëve në SHBA.
Ditën e sotme në një bazë ushtarake në Teksas një oficer i saj ka hapur zjarr duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Njoftohet se 13 ushtarë janë vrarë dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›