Karzai mund të humb përkrahjen e Perëndimit
Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, ka tërhequr sot vërejtjen se Perëndimi mund të tërheqë përkrahjen për presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, nëse ai nuk përmbush pritjet gjatë mandatit të tij të dytë si president.
Duke e mbrojtur misionin e Britanisë në Afganistan, përkundër përkrahjes së zbehur të opinionit publik për këtë mision, Brown pranoi se qeveria në Kabul është shndërruar në sinonim të korrupsionit, e gjithashtu kërkoi edhe shtimin e forcave në Afganistan, për tu përballur me kryengritjen gjithnjë e më të fuqishme në këtë vend.
Broën gjatë ditëve të kaluara ka zhvilluar disa biseda telefonike me Karzain dhe ka kërkuar nga ai që të sigurojë përparim në pesë fusha të rëndësishme, duke filluar nga siguria, qeverisja, e deri te zhvillimi ekonomik.
Nëse qeveria dështon në këto pesë teste, ajo jo vetëm se do të dëshpërojë popullin afganë, por do të humbë edhe të drejtën për përkrahje ndërkombëtare, tha Brown.