BND-ja ka spiunuar deputetët gjermanë?

Shërbimi i fshehtë i Gjermanisë, BND, ka tubuar informata për 96 deputetë të parlamentit federativ, është theksuar në përgjigjën e qeverisë federative në pyetjen e parashtruar nga fraksioni i Partisë së Gjelbër në Bundestag.
Në mesin e deputetëve të spiunuar janë 30 politikanë të Partisë së Majtë në opozitë, respektivisht të partisë së saj pararendëse në Bundestag, Partisë së Socializmit Demokratik (PDS). Ata janë përcjellë nga zyra për mbrojtjen e kushtetutës, nën dyshimin se kanë pasur synime ekstremiste.
Përveç deputetëve të Partisë së Majtë, janë përcjellë edhe aktivitetet e 10 deputetëve të partisë konservatore, CDU dhe të Partisë Socialdemokratike (SPD), nën dyshimin se kanë punuar për shërbime të huaja të fshehta.
Të gjelbrit kanë theksuar se nuk janë të kënaqur me përgjigjen e qeverisë në lidhje me këtë temë, duke theksuar se përgjigjja nuk qartëson se a janë vëzhguar deputetët nga ana e shërbimit të fshehtë, apo se a janë tubuar informatat për ta me metoda tjera.
Të gjelbrit kërkojnë që të qartësohet në tërësi kjo përcjellje dhe kërkojnë që Bundestagu të jetë i njoftuar për masat që ndërmarrin shërbimet e fshehta ndaj deputetëve.