E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bum" divorcesh, në një muaj 40 shkurorëzime

Shtohen frikshëm rastet e divorceve në Rrethin e Lushnjës. Vetëm këtë muaj, janë dhënë vendimet për shkurorëzimin e 40 çifteve. Statistikat janë servirur nga kancelaria e gjykatës së Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Burimet zyrtare nga kjo e fundit bëjnë të ditur se gjatë një muaji regjistrohen deri në 40 seanca gjyqësore me objekt padie shkurorëzimin. Mësohet se shkak i ndarjes së çifteve më së shumti është tradhtia, kjo nga të dy partnerët dhe ndryshe nga rrethet e tjera, në Lushnjë numri i kërkesave për divorc ka treguar se janë femrat ato që kanë regjistruar shkelje të betimit martesor dhe që kanë marrë guximin më pas për t‘u ndarë nga burrat. Shumë pak nga çiftet e divorcuara janë ndarë për shkaqe ekonomike apo për arsye të ndryshme familjare. Numri më i madh i divorceve është regjistruar në qytet dhe shumë pak në zonat rurale.

Ma.Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›