Trafikimi i automjeteve, katër në pranga, 1 në kërkim
Korçë
Forcat e policisë së Korçës ndaluan ditën e djeshme në një operacion të mirorganizuar, katër persona, nga të cilët tre me shtetësi të huaj, si të dyshuar në “trafikun e mjeteve motorike”. Gjithashtu, prangat i janë vënë edhe një punonjësi të policisë në pikën doganore të Qafë-Thanës, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Të dhënat e operacionit policor janë bërë të ditura në një konferencë për mediat nga shefi i policisë së Korçës, Emri Vata. Sipas tij, forcat e policisë rajonale ndaluan shtetasit Afrim dhe Bekim Halili, me shtetësi kroate dhe banues në Çeki, Danil Radiçeski nga Gostivari i Maqedonisë si dhe Bashkim Liçkollari, efektiv i policisë në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Drejtoria e Policisë së Korçës ka bërë të ditur se në bashkëpunim dhe me seksionin e SHKB-së, kanë vënë në pranga shtetasit, Bashkim Liçkollari, 42 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec, me detyrë punonjës policie në Qafë-Thanë; vëllezërit Afrim dhe Bekim Halili, respektivisht 39 dhe 36 vjeç, me banim në Çeki, me shtetësi kroate, por të lindur në Maqedoni. Gjithashtu në pranga është vënë dhe Danilo Radiçeski, 40 vjeç, lindur e banues në Gostivar të Maqedonisë. Prangosja e tyre është bërë pasi, në datën 17 tetor, 2008 tre shtetasit e huaj, kanë bërë kallëzim të rremë përpara oficerit të policisë duke deklaruar se pasi kanë hyrë në territorin tonë, një person i paidentifikuar i ka kërcënuar dhe nën presionin e armës u janë marrë tre motorë. Ata kishin hyrë në vendin tonë, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë-Thanë, ku polici Liçkollari i kishte kaluar pa i regjistruar. Menjëherë pas denoncimit policia ka filluar hetimet në lidhje me ngjarjen. Por pas hetimeve të është dalë në përfundimin se motorët nuk ishin marrë me kërcënimin e armës por, tre maqedonasit, kishin marrë përsipër që të sillnin në Shqipëri tre mjetet dhe t’i linin tek Ardian Toska. Ky i fundit është larguar nga shtëpia, ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim dhe është duke ndjekur për t’i vënë prangat. Tre të ndalurit, sipas policisë, pas kthimit në Çeki do të merrnin si shpërblim një shumë prej 33 mijë euro të premtuara, për kalimin e motorëve. Mbi të arrestuarit, sipas policisë akuzohen për veprën penale, të “kallëzimit të rremë”, “trafikim të mjeteve motorike, mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim” dhe atë të “shpërdorimit të detyrës” për policin