Tragjikomedia e Kryqëzatës së Papës Piu II më 1464...

Nga Agron Luka*
Nuk jemi në kohën e inkuizicioneve e diktaturave kur nuk lejohej as mendimi e as diskutimi!Në lidhje me një seri botimesh mbi temën Skënderbegiane, te gazeta dhe më veçanërisht në lidhje me shkrimin e fundit, unë kam marrë disa vërejtje, nga një historian disi tendencioz. (A. Luka, Skënderbeu, Shqiponja dhe Dragoi i Epirit në ekspeditën italiane dhe e fshehta e madhe e saj, gaz. Sot, dt. 17 maj 2009) Po i përgjigjem, me shkrim duke i qartësuar e përforcuar disa nga interpretimet e mija. E ftoj vërejtësin, të debatojë në shtyp me ato kundër argumentet, me qëllim që ta rirregullojë historinë. Por, mendoj se më përpara ai duhet ta kuptojë se me shkrimet e mia dhe me disa emisione televizive lokale, në të cilat më kanë ftuar se nuk kam vajtur vetë, deri më sot në tekstin e historisë zyrtare, nuk është rregulluar e çrregulluar dhe nuk është prishur asgjë absolutisht. Mbi bazën e rrëfimeve që kishte bërë autori ynë mesjetar M. Barleti, ne paraqitëm interpretimin diskutues se, ekspedita italiane e Gj. K. Skënderbeut, kishte dhënë një kontribut madhor vendimtar çlirimtar, mbrojtës dhe rivendosës, në favor të mbretit Ferdinand të Napolit, Apulisë e Dy Siçilive, dhe të vetë Papës Piu II personalisht. Në situatën kur kryengritja masive e brendshme anti mbretërore dhe antipapale, kishte marrë përmasa në të gjithë Italinë e jugut, duke i fituar të gjitha betejat vendimtare, në horizont po dukej edhe një rrezik serioz invadimi francez i Italisë. Të alarmuar dhe duke mos pasur asnjë alternativë tjetër, vetë Papa Piu II dhe të gjithë udhëheqësit italianë përkrahës të Papës, thirrën me urgjencë Gj.K. Skënderbeun me ushtrinë e tij për të rivendosur gjendjen dhe rendin e mëparshëm. Sipas ngjarjeve historike, nuk ishte hera e parë në shek XV, që ky fenomen ndodhte në Mbretërinë e Napolit dhe në tërë Italinë e jugut, ku çishte e vërteta trashëgimtari aragonez, mbret Ferdinandi, biri ilegjitim i Alfonsit, nuk ishte i mirëpritur përgjithësisht nga populli, nga mbretërit e princërit e vegjël dhe nga pothuajse pjesa më e madhe e feudalëve fisnikë të qyteteve dhe provincave të Italisë së jugut, nga Napoli, Apulia, Dy Siçilitë, Daunia, Tarenti, Krotone, Kampobaso etj. (HS, f 395-396). Duke i hedhur një vështrim burimeve aktuale italiane, rezultonte se ato theksonin se Skënderbeu shkoi në Itali me vetë propozimin e tij, si kampion fetar katolik, si nënshtetas besnik, si një kondotjer i paguar, si vasal dhe si një borxhli nderi kalorsiak, për shkak të mirësive që ai kishte pasur nga Mbretëria e Napolit, nga mbreti Alfons. Interpretimi i sotëm italian ndryshonte fare pak nga ish interpretimi mesjetar dhe ishte diametralisht i kundërt me interpretimin dhe tregimin e M. Barletit. Sipas Barletit, Skënderbeu, e mori vendimin për të shkuar në Itali, mbi bazën e ndërhyrjeve dhe lutjeve të jashtëzakonshme të vetë Papës Piu II, të vetë mbret Ferdinand të Napolit, të Dukës së Milanos Françesko Sforca etj. Syrit të hollë të Barletit, nuk i kishte shpëtuar edhe një karakteristikë disi e veçantë e Skënderbeut si besimtar, kur e shënonte: Skënderbeu njihej si përkrahës i flaktë i Selisë së Shenjtë Apostolike dhe se i takonte kësaj selie apostolike dhe pontifikat mëkëmbësit të zotit, të proklamonte dhe kurorëzonte mbretërit e ligjshëm. (HS, f 397-399 etj) Dhe këtu, vetëkuptohet se Gj. K. Skënderbeu, priste edhe pjesën e tij të premtuar nga vetë Papa Piu II dhe nga mbretërit italianë etj. Mbasi ne i kishim bërë një analizë disi të hollësishme ekspeditës italiane, rezultonte se transferimi i pjesës dërrmuese të ushtrisë albane në Itali, ishte një sakrificë ekstreme dhe pasojat çuan direkt në forcimin dhe në përshpejtimin e okupacionit turko-osman të të gjithë vendit tonë. Çuditërisht historiografia jonë e shek XX dhe kjo aktualja e demokracisë, këtë pjesë e kishin lënë të pandriçuar! Sikurse e kemi theksuar, M. Barleti kishte protestuar në kohën e tij fuqimisht për fshehjen e disa të vërtetave historike, ku merita e Skënderbeut ishte mbuluar me një heshtje skandaloze dhe me një mosmirënjohje cinike. (Por, ju thoni se çtë duhet ty, që merresh me këtë temë?! Po, pse ti më imponon se çmë duhet mua?!) Siç dihet, në kohën e demokracisë, qysh nga fillimi dhe me disa ripërsëritje në kohë të ndryshme, është shtruar e rishtuar çështja e një rishikimi dhe e një rishkrimi të historisë sonë. Mirëpo me këtë sirenë alarmi, nuk duhej vepruar si në ato fushatat e dikurshme ciklike me fletë rrufera/dacibao, dhe natyrisht kjo sirenë nuk mund të rrijë e takuar me dekada. Nuk do të kishte qenë keq, që kjo punë të kishte filluar konkretisht pa shumë zhurmë dhe të shoqërohej me diskutime të përzgjedhura në ndonjë organ serioz shtetëror. Korrigjimi, rikonceptimi, rishkrimi duhet të bëhet për të gjitha rastet ku historia jonë paraqet probleme antirealiteti dhe antishkencore, probleme interpretimesh tendencioze, manipulimesh e falsifikimesh, dhe jo duke ia rregulluar vetullat ti nxirren edhe sytë. Dhe ja ku na doli, qysh nga 2002, Historia e Popullit Shqiptar, me pretendimet si një tekst zyrtar mbarëkombëtar! Autorët, pothuajse të gjithë ish profesionistët e dikurshëm rrogëtarë, ridolën me mburrje, shkulëm disa barëra që na u dukën të këqija, bëmë disa ndryshime etj, kush të jetë i pakënaqur le të botojë tekste alternative etj. Sipas traditës dhe inercisë enveriste, autoritetet tona akademike jo vetëm që nuk i korrigjuan kontributet intelektuale që ia kishin pëvehtësuar disa personaliteteve autoritete, por nuk begenisën as tia njihnin kontributet modeste të disa liliputëve, sepse ish tradita dhe inercia demokratike ia lejuan ti përlajnë të gjitha prurjet e mëdha dhe të vogla, si të tyret, nëpër simpoziume e kuvende madhore! Ndërkaq jo rrallë i dëgjon të çirren, në anën tjetër, për pronësitë e tyre intelektuale!
Edhe pse kemi kaluar në demokracinë pluraliste politike, në një masë të konsiderueshme në vendin tonë, historinë edhe sot e kësaj dite, e imponon dhe e dikton nga lart një vijë ideologjiko-politike dhe një kastë e caktuar. Mund të konstatohet se, ende fjalën e fundit nëpër tekstet e thonë ish historianët profesionistë të kohës së diktaturës enveriste. Megjithkëtë fakti se qysh nga vendosja e demokracisë vlojnë diskutimet, do të thotë se ka një ndryshim dhe përparim të pa mohueshëm dhe ky duhet të ishte reflektuar në tekste tashmë. Absolutisht, në kohën e diktaturës, nuk ka qenë kështu. Kush e ka ndjekur me dekada revistën Studime Historike, e di fort mirë se erdhi një kohë kur imponuesit nga lart i ndaluan të gjitha shkrimet dhe studimet që kishin një relativitet diskutimi.
Fatkeqsisht edhe aktualisht tek ne, ende nuk ka një kuptim e zbatim plotësisht modern për një demokraci e bashkëjetesë të shprehjes së lirë pluraliste mendimore. Edhe sot ekzistojnë disa klane të fuqishme që mundohen të imponojnë, mendimet, trajtimet dhe interpretimet e tyre dhe këtë e bëjnë në rang kombëtar e në rrangje lokaliste, haptazi ose të kamufluar me të gjitha mënyrat. Historia, nuk është një gjini muzikore ku lejohen të gjitha shijet; nuk është as letërsi, si novelë, roman, tregim, komedi apo dramë, ku shkrimtarit dhe regjisorit i lejohet një liri e madhe. Historia ka të bëjë me realitetin me faktin historik, me dokumentin e verifikuar dhe nga këndej nxirren konkluzionet, na pëlqejnë ose nuk na pëlqejnë.Në lidhje me këtë temën tonë konkrete (ku i ka djegur zotërisë...), po marr guximin tju citoj përsëri nga M. Barleti, një pjesë të cilën ai e ka deklaruar me gojën e Gj. K. Skënderbeut: O Zoti Jezu Krisht... porosite dhe urdhërove sidomos të krishterët që tu binden porosive dhe urdhrave të pasardhësve, urdhrave të mëkëmbësve tuaj, që të ruajnë e të mbrojnë me tërë fuqitë e me gjak fenë katolike dhe kishën e Romës; edhe unë sipas urdhrave dhe porosive të këtyre... e mora përsipër mbi supet e mija këtë fushatë dhe detyrë, me qëllim që të mbroj, të shpëtoj dhe të çliroj nga agresorët dhe armiqtë Kishën tënde shumë të shenjtë, qytetin e Romës, fenë katolike dhe Italinë. Prandaj o At i plotfuqishëm dhe i mëshirshëm, po të drejtohem ty tërë respekt e me frikë në zemër po të lus që ta pëlqesh ndërmarr