Sheshet e demokracisë, në qarkullim!!
Nga Besi BEKTESHI
Që nga vitet e para të demokracisë Sali Berisha nuk ka bërë qoftë edhe një miting të vetin, por edhe të partisë së tij në Sheshin Demokracia kur studentët kërkuan të parët lirinë dhe demokracinë. Sot pothuaj mbas 20-të vitesh, një miting në sheshin Demokracia që nis fushatën elektorale të vitit 2009-të, e hap Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama. Gjithmonë më ka bërë përshtypje pse Berisha nuk është kthyer në sheshin e studentëve për të manifestuar kur ishte në opozitë. Ose më ka bërë shumë përshtypje pse ky shesh nuk ka marrë një sinjikativ të madh për PD-në gjatë gjithë kohës sidomos për të treguar nisjen e pluralizmit shqiptar. Berisha ka dashur që sheshin Skënderbej ta ketë të tij dhe me sa duket vazhdon në këtë traditë. Kurse socialistët kur Berisha nuk lëshonte Skënderbeun silleshin herë te stadiumi Dinamo ku Berisha ju siguronte vend dhe herë në sheshin Nën Tereza dhe së fundi me Nanon edhe te sheshi Skëndebej por edhe në mes të bulevardit të madh me Edi Ramën që flet midis Kryeministrisë dhe Kuvendit. Ose më qartë midis Berishës dhe Topallit. Tani, hapjen e fushatës Rama e ka bërë në sheshin e studentëve ku janë zhvilluar mitingjet e para të demokracisë dhe pluralizmit shqiptar dhe ku patjetër domeni i PD-së është i padiskutueshëm. Në fakt janë sheshe demokracie në qarkullim dhe patjetër që trashëgimia është disi e qarkullueshme. Sipas Ramës në këtë miting, qeveria e re që do të vijë, do të jetë një instrument i të gjithë qytetarëve, i shumicës së papushtetshme që 18 vjet më parë doli në rrugë për të ndryshuar rrjedhën e historisë dhe sot kërkon sërish realizimin e kësaj ëndrre. Ju bëj thirrje të merrni pjesë në ndryshimin e vendit me votën tuaj, ndryshimi që është përtej të majtës dhe të djathtës, u shpreh Rama. "Nuk do të jem kryeministri i një oborri familjar, po kryeministri i njerëzve që kanë nevoje për një shtet në shërbim te tyre. Unë dua t'u jap mbështetje të varfërve dhe dua ta bëj Shqipërinë si gjithë Evropa, ku të gjithë të jenë të barabarte mes të barabartëve", u premtoi Rama. Këto fjalë Rama i ka thënë në sheshin kur përpara 20 viteve studentët kërkon pluralizmin dhe Shqipërinë, si të gjithë Europën. Rama ka nostalgjinë e atyre viteve dhe pamundësinë e asaj kohe për të bërë përpara në politikë e ka ndrequr me mitingun e hapjes së fushatë socialiste, duke thyer tabutë dhe sheshet e partive. Në qoftë se në sheshin demokracia është bërë kërkesa e parë për pluralizëm, natyrisht kjo kërkesë është bërë nga ajka e rinisë shqiptare në shkollë, por që në të vërtetë ishte një rini e njerëzve dhe familjeve me biografi të mirë. Praktikisht ishte rinia e komunistëve, kuadrove dhe baballarëve të tillë, por edhe familjeve që kishin një taban të tillë që po kërkonin, ose ishin shtyrë të kërkonin pluralizëm. Ky shesh ishte i tyre dhe pikërisht këtyre fëmijëve ju takonte të kërkonin liri dhe demokraci, sepse fëmijët e atyre që ishin nëpër burgje dhe kampe përqendrimi po të bënin një gjë të tillë plumbi mund të ishte shumë afër. Patjetër që ky shesh i rinisë që studionte e gjitha si shkencë dhe marksizëm-leninizëm, i kishte ardhur në majë të hundës nga izolimi dhe ndarja me botën, por ishin edhe në korrent me ngjarjet e botës, duke marrë kështu si startin dhe lejen për të bërë në një shtet në rrënim dhe parti në shkatërrim, edhe kërkesën për pluralizëm. Të gjithë falenderimin atyre që e bënë këtë. Por Berisha nuk ka dashur kurrë që ky shesh të kishte meritën kryesore. Berisha meritën kryesore ja vinte Sheshin Skënderbej ku heroi legjendar ka qënë prezent në çastin kur masat si të lejuara apo jo të lejuara të popullit hodhën bustin e Enver Hoxhës dhe e zvarritën në sheshin Demokracia. Praktikisht demokracia dhe liria në Shqipëri, u kërkuan në sheshin e studentëve, por ama ato erdhën dhe u bënë në sy të popullit shqiptar dhe të botës në sheshin Skënderbej, ku shtatorja e madhe e Hoxhës, u hodh në tokë. Natyrisht që Berisha nuk ka se si të simbolizojë kaq shumë sheshin e studentëve dhe vetë iniciativën e tyre edhe për faktin se mbas lartësimit të tij në krye të PD-së tashmë nga parti studentësh PD-ja u kthye në një masë të madhe dhe lëvizje të tillë të fuqishme që studentët nuk mund të mbanin. Prandaj në përgjithësi Berisha si sheshin dhe lëvizjen studentore e respekton por nuk e glorifikon. Pastaj dihet qartë se shumë iniciatorë të lëvizjes studentore u larguan, shumë u bënë kundër me Berishën, shumë u kthyen, disa e vranë dhe shumë janë shpërndarë në parti të tjera. Sepse në fakt PD-ja është e Berishës dhe si e tillë prosperon. Nuk dihet në se do të prosperonte kështu përballë socialistëve në qoftë se nuk do të ishte Berisha??! Jo nuk dihet! Sepse edhe kur thonë kush mund të jetë zëvendësuesi apo akoma më keq zëvendësuesja të vjen për të qeshur, sepse në fakt nuk ka dhe nuk mund të ketë zëvendësues. Imagjinoni të jetë i tillë Basha se sa do të ishte i zoti të mblidhte shpirtrat e PD-së dhe po ashtu edhe Topalli!! Por edhe sikur të vijë dita do të jenë shumë pleq dhe patjetër deri atëherë, nuk do të kenë kaq shumë pasion sa kanë sot. Pra sheshi i Demokracisë te studentët është një rudiment për Berishën dhe nuk ka pse të shfrytëzohet prej tij. Ai e ka, por nuk e përdor. Por Rama jo! Ai vjen nga PD-ja dhe tani drejton kundërshtaren e partisë së parë në mbas vitet 90-të duke qenë një nga studentët që kërkonte demokraci dhe liri. Kryeson partinë e cila në atë kohë ishte akoma një batalion dhe pse jo shumë i mbledhur, por që kishte brënda elementë komunistë dhe të pa ndreqshëm që edhe mund të vrisnin, pa ju dridhur dora. Janë përmbysur figurat për tradicionin dhe me teorinë e re socialistëve përtej të majtës dhe të djathtës e socialistët sot duhet të hapin fushatën e tyre në sheshin kur dikur brohorisnin demokratët!!? Rama po i detyron socialistët të jenë demokratë në tradicione dhe kulturë sheshesh, por edhe parrullash. Sepse socialistët kanë pranuar në kongresin e tyre të kenë një demokrat në krye. Pikërisht një demokrat që në fakt ka një alergji por edhe frikë... për kryedemokratin Berisha. Natyrisht që Rama kërkon ti marrë Berishës edhe sheshin që ky me gjithë zemër ja dhuron gjithkujt duke ditur se ka për të stonuar. E për vete shkon të përshëndesë gratë që në fakt në numër janë më shumë se sa studentët në vitin 1990. Kushedi Rama mendon se shqiptarët dhe socialistët janë kaq idealistë sa të thërrasin sot E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Po të jetë kështu është një tragjedi për socialistët në datën 28 qershor. Por, po të jetë vetëm formë pa përmbajtje edhe mund të hahet. Shqiptarët në shumicë e dinë sot se Shqipëria si e gjithë Europa është një frymë dhe një dëshirë, por jo një realizim që vjen dhe matet me vite. Ne jemi me dekada dhe shpesh herë me shekuj larg Europës dhe këtë shumica e shqiptarëve e perceptojnë. Afërsinë me Europën nuk ju a bie as Berisha dhe as Rama shqiptarëve, sepse tashmë një pjesë e madhe e tyre janë çuar nga gjumi me përralla ku Europa do të vinte te ne dhe ne do të ishim të dashurit e saj dhe idiotizma të tillë. Ne mund të ndërtojmë rrugë dhe mund të krijojmë sisteme nga më të përparuarit, por ne nuk kemi as tradicionin dhe as kulturën dhe as moralin që ti afrohemi Europës sa të besojmë se do të bëhemi si ajo. Ne nuk kemi tradicion në sheshe mitingjesh dhe jo më të ndërtojmë momentin që të barazohemi me Europën moralisht dhe psikologjikisht. Patjetër me Berishën i afrohemi dhe largohemi Europës, sepse kështu është edhe mentaliteti jonë dhe i Berishës njëkohësisht. Patjetër që Berisha ka bërë edhe NATO-n dhe Gërdecin, ka shtruar edhe rrugë dhe ka lejuar edhe vjedhjen dhe korrupsionin. Ka luftuar korrupsionin, por ka ngecur edhe në klasë në luftën ndaj tij. Ky është mentaliteti që nuk është Europian dhe që nuk është vetëm te Berisha, sepse ai është te shumica e shqiptarëve. Sepse janë pjesa më e madhe me mentalitet jashtë Europës dhe për më tepër jashtë qytetërimit të tillë. Nuk duhet të na vijë keq kur deklarojmë kështu, sepse kjo është e vërteta. Ato që thonë jemi pjesë e Europës dhe mentalitetit të saj, janë ose të pafytyrë dhe luajnë rolin e kodoshit të vendit të tyre, ose janë të vonuar n