Traja: Nuk ka ligj që cakton afate në gjykim
TIRANE- Zvarritjet pa fund të proceseve gjyqësore duhet të rregullohen me ligj i cili të caktojë si masën kohore të zhvillimit të një gjykimi, po kështu edhe masën e dëmshpërblimit, kur gjykatat cenojnë afatet në dëm të qytetarëve.
Sipas rektorit të Universitetit Luarasi njëherazi ish-gjyqtar prej shumë vitesh në Gjykatën e Lartë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg , Kristaq Traja hartimi i një ligji të tillë është detyrim i cili buron nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe mungesa e tij në Shqipëri përbën një shkelje që cenon rëndë qytetarët.
“Nuk ka ligj për disiplinimin e kohës gjyqësore, nuk ka ligj në kuptimin se nuk ka akt të Kuvendit, sepse ligj në të vërtetë ka, është praktika e Strasburgut që tek ne është burim i së drejtës, por gjykatat, përfshi dhe atë Kushtetuese e zbatojnë me një lloj relativiteti. Së bashku me unionin e gjyqtarëve ne do dalim me një pr/ligj i cili do të rregullojë aq sa mundet edhe procedurën e gjykimit të një cështje në një afat të arsyeshëm edhe mjetet juridike që iu jepen në dorë gjykatave për ti dhënë të drejtë individit, që e drejta e tij Kushtetuese për një gjyq, në një afat të arsyeshëm të realizohet”, tha Traja.
Deklaratat u bënë gjatë konferencës njëditore me temë “Reforma në gjyqësore si një nga 12 prioritetet e sfidës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)