“Diploma e Bossi-t", reagon MASH: Grup pune për inspektim
TIRANË - Ministria e Arsimit dhe Shkencës po kërkon informacion të hollësishëm nga Institucioni i Arsimit të Lartë “Kristal”, lidhur me lajmin e publikuar në media për diplomimin e qytetarit italian Renzo Bossi.
Kjo ministri bëri të ditur se ka ngritur një grup pune për të inspektuar rastin në fjalë.
Një grup monitorimi i MASH dhe Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë po vazhdon inspektimin në të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë privat, për zbatimin e ligjshmërisë dhe standardeve, sipas një kalendari të miratuar kohë më parë.
Dje pas publikimit të lajmit se djali i ish- liderit të Lega Nord në Itali, Umberto Bossi, ka një diplomë të një universiteti shqiptar, ka reaguar edhe universiteti "Kristal". Ky institucion deklaroi se Renzo Bossi ka qenë student konform ligjit.
(er.nu/BalkanWeb)