E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajkoviç dhe Petkoviç akuzojnë për parregullsi në votimet e djeshme

Serbët e jugut

Parregullsi janë evidentuar edhe nga komisionerë të disa subjekteve serbe. Në një konferencë për media në Çagllavicë, kryetari i Partisë Socialdemokrate serbe, Slavisha Petkoviç, dhe kryetarja e Listës së Përbashkët Serbe, Rada Trajkoviç, akuzuan zyrtarë të Partisë Liberale të Pavarur se e ka blerë vota dhe ka nxitur dhunë në Shtërpce dhe disa vendvotime. Për këto raste është lajmëruar policia, KQZ dhe të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë, thanë Petkoviç dhe Trajkoviç. Ata kërkuan që të anulohet procesi i zgjedhjeve në ato vendvotime ku janë evidentuar parregullsi. Petkoviçi deklaroi që do të kërkojë anulimin e procesit zgjedhor. “Do të kërkojmë largimin e Partisë Liberale të Pavarur nga procesi zgjedhor. Do të shohim si do të reagojë KQZ, përkatësisht Komisioni për Ankesa, mirëpo, me këtë, do të shkojmë deri në fund”, ka thënë Petkoviç. Ndërkaq, Trajkoviç ka thënë se ka dashur ta largojë partinë e saj nga procesi zgjedhor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›