Feith: Zgjedhjet, shumë të rëndësishme për të ardhmen
Kreu i ICO
"Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës", tha përfaqësuesi special i BE-së, Piter Feith. "Përmes votimit ju do të vendosni për fatin tuaj gjatë katër vjetëve të ardhshme. Natyrisht është me rëndësi që këto zgjedhje të jenë të rregullta, pasi kjo do të ketë ndikim shumë pozitiv në imazhin ndërkombëtar të Kosovës", theksoi Feith në qendrën e votimit në shkollën "Sami Frashëri", në Prishtinë. Feith ka vizituar dje disa qendra votimi në Prishtinë, Skënderaj, Prilluzhë dhe Ranillug, ku ka përshëndetur komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve. Prilluzha është një fshat i banuar me serbë në komunën e Vushtrrisë, ndërsa Ranillugu komunë e re serbe e krijuar sipas paketës “Ahtisaari”.