Kuvendi shqyrton regjistrimin e popullsisë
Kuvendi i Kosovës, në seancën e 19 nëntorit, do të shqyrtojë tri projektligje dhe propozimvendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave.
Kryesia e Kuvendit ka përcaktuar sot rendin e ditës për tri seancat e ardhshme të legjislativit. Në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, është vendosur që në seancën e 19 nëntorit, të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për borxhet publike dhe Projektligji për hetim parlamentar, kurse për herë të dytë, të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit (nr. 02/L-133) për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen: Raporti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, për vitin 2008, propozimvendimi i Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, si dhe propozimvendimi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për uljen e taksës administrative për qeverisjen e mjeteve të kursimeve pensionale.
Kryesia ka vendosur që në seancë ta radhisë edhe Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për ndarjen shtesë të mjeteve buxhetore për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, ndërkaq, e ka miratuar Rregulloren për formimin e grupeve të miqësisë, sipas rekomandimit të Komisionit për Punë të Jashtme, të prezantuar nga kryetari i këtij komisioni, Sabri Hamiti.
Ndërsa në seancën e 20 nëntorit do të shqyrtohet Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010, kurse në seancën e 26 nëntorit do të debatohet lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin në Kosovë, për vitin 2009, sipas kërkesës së Komisionit për Integrime Evropiane dhe të Grupit Parlamentar të LDD-së.