E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Hanoverit: “Dua më shumë Lala”

"Ne kemi nevojë për më shumë Lala". Deklarata vjen pikërisht nga trajneri i Hanoverit, Diter Heking dhe e publikuar në versionin online të gazetës më popullore gjermane "Bild".
Heking dëshiron të ketë më shumë lojtarë si shqiptari në mesfushë, atje ku nisin bllokohen kundërshtarët. "Ashtu si luan Altini, fiton respekt. Ne nuk jemi në rrezik, nëse atë e lëmë të luajë i vetëm në zonën mbrojtëse të mesfushës. Nëse ne duam të shkojmë më tej, ne kemi nevojë në të ardhmen për më shumë tipa si ai".
Edhe Lala është i kënaqur me rezultatet e tij. "Ne duam t'u prishim lojën kundërshtarëve dhe deri tani ja kemi arritur".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›