Trajneri i Napolit, Reja: "Nuk eshte e lehte"

"Kjo është një ndeshje ndërkombëtare dhe ndeshjet ndërkombëtare nuk janë asnjëherë të lehta", kjo ka qenë deklarata e teknikut te Napolit, Edoardo Reia, pasi ka mbërritur në aeroportin "Nenë Tereza" në prag të takimit të Kupës UEFA me Vllazninë. Drejtori i Përgjithshëm i klubit napolitan, Pierpaolo Marino, u shpreh se futbolli shqiptar është në rritje, dhe ndaj tij duhet pasur kujdes. Ish-skuadra e Maradonës ka marrë me vete thuajse të gjithë yjet skuadrës për ndeshjen me shkodranet. Takimi mes Vllaznise dhe Napolit do te zhvillohet te enjten ne oren 20:30 ne stadiumin "Loro Borici"