E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodra, Pekini një “shëtitje e dështuar”

Lindita Kodra zhgënjeu përsëri, edhe në garën e saj më të preferuar, atë me pistoletë 30x30, apo 25 metra siluetë. Kampionia e Europës në Granada të Spanjës (2007) dhe vendin i katër në Kupën e Botës së zhvilluar në Pekin (2008), zuri vendin e 35-të nga 41 qitëse që morën pjesë. Kodra, e cila zuri vendin e 40 nga 44 pjesëmarrëse në disiplinë e 10 metrave ajër, grumbulloi në garën e 25 metrave me pistoletë precizion vetëm 283 pikë: 92 pikë në serinë e parë të gjuajtjeve, 94 në të dytën dhe 97 në të tretën. Spanjollja Sonia Franke, e cila fitoi edhe vendin e parë në kualifikuese grumbulloi 294 pikë: 97, 98, 99. Garën me gjuajtje të shpejtë, Kodra zuri grumbulloi 287 pikë: 98, 97, 92, ndërsa në total grumbulloi gjithsej 570 pikë.
Gjithsesi, në këtë disiplinë të qitjes 25 metra pistoletë ishte kinezja Ying Chen, e cila fitoi medaljen e artë (585 pikë, 783 pikë në përfshirë edhe gjuajtjet finale ), e ndjekur nga kongolezja Gundgema Otryad (argjend, 590, 792.2) dhe gjermania Munkhbajar Dorjsuren (bronz, 587, 789.2).
Objektivi i Kodrës në "Pekin 2008" ishte në pistoletë sportive grumbullimi i 580-583 pikë dhe klasifikimi në 8-10 vendet e para. Në pistoletë ajri grumbullimi i 382 pikëve dhe klasifikimi nga vendi 15-20, gjë që nuk u arrit në të dy disiplinat.
Gjithsesi, duhet pranuar fakti se Lindita Kodra riktheu sportin e qitjes në traditën e saj të suksesshme, ku pas rreth 20 vitesh një sportiste risjell titullin Kampione e Europës në Shqipëri. Qysh prej viteve '80, qitja shqiptare nuk kishte përjetuar më vonë asnjë sukses të tillë. Me shpalljen kampione e Europës në Kampionatin Europian të Qitjes me armë zjarri, që u zhvillua në Granadë të Spanjës më 22-29 korrik të vitit 2007, Lindita Kodra është e para sportiste shqiptare që siguron pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike "Pekin 2008".
* * *
MUNDJE. Guri me fat, egjiptiani me probleme
Mundësi shqiptar Elis Guri, fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Europian në Tampere të Finlandës, do të garojë neser në peshën 96 kg në stilin mundje greko-romake. 25-vjecari, vendi i shtatë në Kampionatin Botëror për të rritur në Baku të Azerbajxhanit do ta fillojë garën nga faza e 1/8, pasi është kualifikuar me rezultate të larta në disiplinën e tij. Elis Guri do të përballet me mundësin egjiptian Gaber Karam, dhe gjasat janë që sportisti ynë ta kalojë me sukses këtë fazë, pasi dhe kundërshtari i tij po kalon për momentin disa probleme fizike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›