Lala ankohet: “Vendimi i pezullimit, i padrejtë”

"Vendimi i pezullimit është i padrejtë, nuk kisha asnjë qëllim". Kjo është protesta mediatike e Altin Lalës, pas pezullimit me dy ndeshje nga Kupa e Gjermanisë. Vendimi u dha nga gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit. Lala gjatë një dyluftimi goditi me krahun e majtë në stomakun e lojtarit kundërshtar Torsten Gërke të Halleschen FC (5-0). Gjyqtari Lutc Vagner kishte shkruar në raportin përfundimtar se nuk e kishte parë ngjarjen kur ndodhi, pasi do të kishte vepruar menjëherë ndaj mesfushorit 32-vjecar shqiptar, por e evidentoi si rast. Për këtë arsye pas kontrollit të protokollit nga njerëzit e federatës gjermane u morr edhe vendimi përfundimtar me dy ndeshje pezullim, vendim që u pranua edhe nga trajneri i Hanoverit, Diter Heking, i cili u shpreh për mediat gjermane se nuk kishte ndërmend të apelonte vendimin.
Ed Kapllani, opsioni 2 i Ede Bekerit
Karlsruhe e Emdond Kapllanit objektivin e parë sezonal ka grumbullimin sa më të shpejtë të 40 pikëve, cka teorikisht është edhe kufiri i mbijetesës në Bundesliga 1 për të dytin sezon radhazi. Karlsuhe pas rikthimit pas disa vitesh nga Bundesliga 2, surprizoi jo pak me shpirtin e performancës së saj, dhe deri diku në këtë linjë ishte edhe sulmuesi shqiptar, pavarësisht se Kapllani i gjeti golat vetën në fund të kampionatit. Ekspertët gjermanë të futbollit e shohin durrsakun si zëvendësuesin e australianit Xhoxhua Kenedi, por gjithsesi pranojnë se Kapllani, ashtu si dhe Kristiam Tim do të ishin dy opsione të mira në shërbim të trajnerit Edmund Beker. Karslsuhe sezonin e kaluar bëri një fazë të parë shumë të mirë (26 pikë, në gjashtë më të mirat), ndërsa në të dytën ra jo pak, vetëm 15 pikë, duke qenë ekipi i dytë më i keq i kësaj faze.