Partizani me sponsor të ri: shqiptaro-qipriotia A.K.K.

"Sot është një ditë e shënuar", - tha presidenti i kuq, Xhani. Te Partizani rikthehet buzëqeshja, madje dhe festa. Pas hidhërimit të disajavshëm nga eliminimi në turin e parë të Kupës UEFA, debateve e replikave, 15-herë kampionët e Shqipërisë shijuan një ngjarje të bukur sa sportive, aq dhe shpresëdhënëse për përgatitjen e një skuadre pretendente.
Kompania shqiptaro-qipriote "Cyprys Building Construction", ku aksionerë të saj janë presidenti i Partizanit, Albert Xhani dhe ai qipriot, Kypros Kyprianu do të jetë sponsore zyrtare e nënkampionëve të Shqipërisë për kampionatin e 70-të Kombëtar, sezonin 2008-2009. "Edhe pse nuk dua ta deklaroj shifrën e sponsorizmit, ajo është më e madhe se e të gjithë skuadrave shqiptare. Është një nga kompanitë më të fuqishme në Qipro, dhe së shpejti do të jetë dhe një nga kompanitë më të fuqishme në Shqipëri përsa i përket fushës së ndërtimit", - tha presidenti Xhani gjatë prezantimit të sponsorit të ri të Partizanit.
![]()
Foto nga prezantimi i sponsorit "Kompania do të na japë një dorë në situatën e turbullt që kemi qenë dhe kundrojmë, një dorë që do të jetë e fuqishme, për të realizuar objektivat e për të ecur përpara, sic e kërkon nderi dhe lavdia e Partizanit, pavarësisht problemeve të shumta që kemi pasur", - shtoi Xhani, i cili investon prej gati dhjetë vjetësh për Partizanin. "Është një kënaqësi e madhe të marrim përsipër të sponsorizojmë ekipin e Partizanit, një skuadër me histori të madhe në Shqipëri", - tha Kyprianu. "Në Shqipëri përvecse do të mbështesim futbollin, do të merremi edhe me biznes. Me presidentin Xhani njihem prej disa vitesh dhe kam miqësi të mirë, është një mik i madh, dhe për këtë vendosa të bashkëpunojmë", - tha për mediat biznesmeni qipriot, kompania e të cilët sponsorizon dy ekipet të kategorisë së parë qipriote nga 14 skuadra që ka superliga ishullore dhe disa ekipe të kategorive më inferiore. Një nga ekipet e kategorisë së parë është edhe Ethnikos Aknas, skuadra që u përball para dy vitesh me Partizanin dhe këtë vit me Besën e Kavajës në Kupën Intertoto. "Na pëlqen shumë futbolli dhe në Shqipëri vendosëm të bashkëpunojmë me Partizanin, duke qenë sponsorë të tij. Shpresojmë ta ndihmojmë dhe besoj se do t'i sjellim fat".