E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri i Shqiperise Xhani De Biazi zbardh skemen me Gjeorgjine

Do të jetë një Shqipëri vërtet e re ajo që do të zbresë në fushën e stadiumit kryesor të Tbilisit përballë Gjeorgjisë vendase, nesër në orën 15:00. Skema pritet të jetë 4-1-4-1, me Ervin Bulkun si nyjë lidhëse të mbrojtjes me sulmin.
Trajneri Xhani De Biazi ka menduar t’i japë shansin e debutimit të paktën dy lojtarëve të rinj, si Hair Zeqirit të Rizesporit në Turqi dhe Edgar Çanit të Polonisë së Varshavës.
Zeqiri e fitoi këtë të drejtë falë punës së madhe të bërë tek Flamurtari, por edhe tek Rize, ku ka shënuar 3 gola këtë sezon, duke mos qenë sulmues.
Në krah të Zeqirit në mesfushë, në rolin e ndërtuesit duhet të jetë Emiliano Vila që luan në kampionatin grek me skuadrën e PAS Janinës.
Çani, një Bogdani i të ardhmes, me shtatlartësinë e tij 1.92 metra, do të nisë përshtatjen me fanelën kuqezi në trup, për të qenë i gatshëm për eleminatoret e botërorit.
Veçse, problemet kryesore i kemi tek mbrojtja ku në mënugesë të Currit e Canës prej dëmtimeve dhe të Telit prej zgjedhjes së De Biazit, do të ketë ndryshime të rëndësishme.
Armend Dallku luan në qendër, aty ku e vendos edhe klubi i tij, Vorskla e Poltavës dhe në krah të tij duhet të jetë Veliu i Flamurtarit. Krahët do të jenë Andi Lila dhe Ansi Agolli.
Shqipëria ka luajtur 3 miqësore me Gjeorgjinë, duke mos arritur të fitojë asnjërën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›