Trajneri i Sllogës, Ganiu: “Besa me pervoje të madhe”

RESHAT IBRAHIMI(Shkup, 30 korrik) - Slloga është mposhtur 3:0 nga Besa e Kavajës, në miqësoren e luajtur ditën e martë në stadiumin e Cairit, gola te Alikajt e Okshtunit (2).
Në pjesën e parë, në fushë ishin paraqitur ekipet më të forta të dy skuadrave pasi ky ishte përballja e parë mes tyre dhe asnjëri prej trajnerëve nuk kishte njohuri për lojën e kundërshtarit. Pas pjesës së parë ku nuk u shënua asnjë gol, në pjesën e dytë formacionet bazë të skuadrave pësuan ndryshime të mëdha. Fitues doli Besa, falë eksperiencës më të madhe të lojtarëve të këtij klubi.
"Më shumë ishim të orientuar në lojën e pjesës së parë, ku edhe inkuadruam futbollistë të cilët të shtunën do të luajnë ndaj Shkëndijës. Luajtëm mirë, mirëpo përvojën e madhe që e kishin futbollistët e Besës, e vendosën fituesin e këtij takimi. Në këtë miqësore lojtarët bënë disa gabime, kurse gjatë këtyre dy ditëve do të bëjmë gjithcka që të njëjtat ti evitojmë", tha trajneri i Sllogës, Visar Ganiu.
Për Besën në pjesëlojën e parë kanë luajtur dy futbollistët shqiptarë të Maqedonisë, portieri Suad Zendeli dhe mbrojtësi Bilall Velia.